TIRANE - Nuk janë të pakta denoncimet e rasteve të pedofilisë ditët e fundit, të cilat janë shtuar së tepërmi sidomos pas arrestimit të Ardian Prenjasit, në mes të marsit, 2013. Të arrestuarit për akuzën e abuzimeve me të mitur janë persona që jetojnë pranë fëmijëve, i shohin ato përditë, i kanë pranë dhe shfrytëzojnë momentet kur nuk janë të shoqëruar me prindër, dhe ndodhen vetëm për vetëm me ta. 

“Preja” e të etiketuarit si pedofil monstër, Ardian Prenjasi (për shkak të abuzimit seksual me dhunë me një fëmijë 10 vjeçar, por dhe pranimit nga ana e tij se kishte vrarë 11 vjeçarin Julian Çelën) ishin dy fëmijë që jetonin pranë banesës së tij në Laprakë, të Tiranës.

Mbrëmë në Ndroq të Tiranës u arrestua një 59 vjeçar. Sipas të dhënave nga policia XH.B punonte si shitës ambulant pranë shkollës, ku mësonte vajza 9 vjeçare, Shkolla 9-vjeçare e fshatit Pinet të Ndroqit, 20 km larg kryeqytetit. Arrestimi i tij u krye pas denoncimit të prindërve.

Sot një tjetër rast pedofilie shënohet në Vlorë. Një 63 vjeçar është arrestuar pasi kryente vepra të turpshme me një vajzë 13 vjeçare. I moshuari shfrytëzonte momentin kur e ëma e vajzës, e cila punëtore në një lokal në lagjen 24 maji, nuk ishte aty për të abuzuar me të miturën. Lajmi i arrestimit të Gëzim Rustemajt u mësua sot në mëngjes nga policia e këtij qyteti, informon gazetari i TV A1 REPORT Armand Xhelili.

Gëzim Rustemaj u arrestua për vepra të turpshme me një 13 vjeçare. 63 vjeçari i arrestuar ishte banues në qytetin e Vlorës dhe akuzohet se ka ngacmuar minorenen në lokalin ku punonte e ëma në lagjen 24 maji.

(sg/shqiptarja.com)