MALLAKASTËR- Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën pranë fshatit Bejar të Mallakastrës. Sipas zjarrfikësve që bënë të mundur shuarjen e flakëve, makina ka marrë flakë aksidentalisht.

 Një rast tjetër ka ndodhur në fshatin Kutë, ku një ullishte  bashkë me shkurret përreth kanë marrë flakë. Nuk dihet ende nëse  zjarri është vënë qëllimisht apo ka rënë aksidentalisht nga temperaturat e larta.