Kandidatit të Bindjes Demokratike Salvador Kaçaj, i cili paraqiti dy ditë më parë kërkesën për t'u tërhequr nga gara për Bashkinë e Lezhës vetëm pak pas regjistrimit të tij në KQZ, i është refuzuar në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kërkesa për tërheqje nga kandidatura.
Kërkesa e Kaçajt është refuzuar me katër vota kundër ndërsa vetëm kryetari i KQZ Klement Zguri votoi kundër. Seanca në KQZ është shoqëruar për debate pasi anëtarët thonë se një kandidat nuk mund tërhiqet në momentin e fundit,
Ndërkohë që për kandidatin e Bindjes Demokratike për Kavajën, Bledar Sinella jo vetëm që i është refuzuar kërkesa nga KQZ, por çështja e tij i është refuruar Prokurorisë së Kavajës.
Sinella u tërhoq nga kandidatura me pretendimin se nuk ka nënshkruar për këtë regjistrim.
Pas tërheqjes së tyre nga gara vetë kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaroi se kandidatëve të tërhequr nga gara i është bërë presion.
Vendimet e KQZ
Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Lezhë z. Salvador Kaçaj. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së z. Salvador Kaçaj.
Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokementeve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës.
Ehh cpo I bon Rama kundershtare ve politik
Përgjigju