Dezertimet nga 'Bindja'/ Patozi: Kandidatët janë përgjuar dhe marrë peng, i dimë emrat

Dezertimet nga 'Bindja'/ Patozi: Kandidatët janë përgjuar dhe marrë peng, i dimë emrat

Astrit Patozi

"E kanë kot. Sepse nuk na ndalin dot, ndaj edhe janë kaq të acaruar". Kështu shprehet drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi pas tërheqjes së tre kandidatëve për kryetarë bashkie në Lezhë, Çorovodë dhe në Kavajë sot, por edhe këshilltarëve në Fier. Patozi akuzon se  firmëtarëve të partisë më të re opozitare dhe kandidatëve u është bërë presion, janë marrë peng, sulmuar dhe përgjuar. "Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një partie politike, ndonëse fare e re, t'i sulmohen, përgjohen dhe merren peng, që nga firmëtarët e deri tek kandidatët e saj për zgjedhjet e 30 qershorit". Ai nuk jep emra, por shton se 'Nuk ia vlen të merreni me inkuizitorët, ndonëse i njohim me emra, ua dimë edhe zyrat ku i kanë thirrur të penduarit, në prani të dëshmitarëve mediatikë'.

Postimi i plotë i Astrit Patozit
Nuk na ndalin dot, ndaj janë tërbuar nga dëshpërimi Krenarë për atë që kemi bërë në kaq pak ditë dhe mirënjohës për gjithkënd që mbështeti dhe besoi tek BINDJA DEMOKRATIKE. Sot jemi realisht shumë më tepër dhe shumë më të fortë se në ditën e parë. Asnjë peng për ata që u ndanë prej nesh për shkak se u kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh nga të dëshpëruarit e sistemit, të cilët ndjehen tmerrësisht të kërcënuar nga era e BINDJES DEMOKRATIKE.

Shikojeni vetë si janë shpërfytyruar, sa kanë nisur me tërbim një fushatë të egër kundër nesh, që të kujton gjuetinë e nazistëve ndaj ebrenjve, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një partie politike, ndonëse fare e re, t'i sulmohen, përgjohen dhe merren peng, që nga firmëtarët e deri tek kandidatët e saj për zgjedhjet e 30 qershorit. Është e pashmbullt kjo që po ndodh, por ajo konfirmon gjithashtu se ne kemi bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.

E kanë kot. Sepse nuk na ndalin dot, ndaj edhe janë kaq të acaruar.  Nuk ia vlen të merreni me inkuizitorët, ndonëse i njohim me emra, ua dimë edhe zyrat ku i kanë thirrur të penduarit, në prani të dëshmitarëve mediatikë. Sepse koha e tyre po skadon me shpejtësi. Është koha e BINDJES DEMOKRATIKE.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zjarri: 22/05/2019 10:07

    ke qene ne PD gjate qeverisjes me te ndyre te shqiperise 2005-2013. qeverisjes ku shteti u be bordello, ku u kthye cdo gje e mire permbys, ku lefter xhuveli ishte minister. Kushedi sa gjoba ke vene e leke ke marre per te futur bandita neper pune. Skeni faj ju joooo e kane fajin njerezit qe merren me ju. Ne kosh te plerash e ke vendin me saliun

    Përgjigju
  • Kyllufi: 21/05/2019 17:38

    O Patoz ja shite shpirtin djallit (rames) po djalli do të të perndjeke mbrapsht... për të mos folur sa do vuash gjatë qeverisjes së djathtë... nejse uroj ta kesh shitur shtrenjt lëkurën...

    Përgjigju
    • Pjeter: 22/05/2019 07:49

      Po mer klluf po.Ky Patozi Ka vetem nje faj,ka frik ti permendi emrin strumbullarit te te gjithe pisllekut qe mbulon shqiperine per nje cerek shekulli,Sali bin Ladenin e Vixidolit.Le ne qe ja pam hajrin Sheikut gjakatar,por po fut ne sher edhe ata te kosoves ky qerrata dore zi i serbit.Po ti vazhdo klluf,vazhdo te mendosh qe djalli eshte Rama,eshte e drejta jote,jetojme ne dhjemokracine Saliste,dhe njres si jane themeli i asaj dhjemokracie.

  • Sifi: 21/05/2019 14:40

    Astrit u tregove per hete te pare i mencur qe krijove BD si parti moderne opozitare dhe pro perendimore dhe pjesa me e kualifikuar e PD do ju perkrah ne cdo zgjedhje. Konflikti politik per shqiptaret eshte rrezik dhe jashte kohe

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 21/05/2019 14:39

    Zoti Patozi jane kriminelat e PDse qe deri dje ke qene antare i saje qe po i bojne presione nga mete ndryshme ndoshta edhe me jete a pengmarrje kjo eshte partia qe do pushtetin me djeg,je dhe shkaterim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim