Dy rezidencat e reja, gati për të pritur 400 studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Veliaj inspekton: Do subvencionojmë gjysmën e tarifës së konviktit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka inspektuar sot dy godinat e konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe tashmë janë rindërtuar dhe janë gati të presin 400 studentë. Veliaj gjatë inspektimit tha se në Tiranë janë investuar edhe për të rinjtë që zgjedhin të studiojnë në universitetet publike.

 “Kemi kaluar gjithë gushtin dhe fillimin e shtatorit për t’u bërë gati për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, por siç e kërkon rendi i punëve, shtatorin dhe fillimin e tetorit e kemi shfrytëzuar për t’u bërë gati për të pritur studentët. Për ata që pyesin se ‘çfarë janë këto dy ndërtesat e bukura te “Farmacia 10”’ - shumë njerëz mendojnë gabimisht se gjërat e bukura i bën vetëm dora e privatit, pra godina me ashensorë, ndriçim LED dhe energji diellore për ngrohje - por, në fakt këto janë ndërtesa publike, janë dy godinat e reja ultra moderne me nga 200 studentë secila, për Fakultetin e Mjekësisë. Kemi zgjedhur t’i bëjmë po këtu, duke qenë se fakulteti është afër, po ashtu edhe Qendra Spitalore Universitare, ku mund të kryejnë praktikat”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se gjysmën e faturës së akomodimit të studentëve në rezidenca do të subvencionohet nga Bashkia e Tiranës, sikurse edhe aboneja studentore do të jepet falas me Kartën e Studentit.

“Siç kemi bërë me kopshtet e çerdhet, ku bashkia e subvencionon, pra paguan më shumë se gjysmën për t’u siguruar që të jetë e përballueshme për familjet, pavarësisht sa është kosto reale, së shpejti do të marrim një vendim të ngjashëm edhe për godinat studentore, që të subvencionojmë çmimin. Këshillit Bashkiak do t’i propozoj që ne të paguajmë gjysmën e faturës së studentëve, sidomos për ata që vijnë nga rrethet, që i kanë edhe kushtet më modeste. Së dyti, duam të marrim edhe një vendim për të lehtësuar transportin për studentët. E kuptoj se me rritjen e çmimit të naftës, që është diçka që nuk varet nga qeveria, as nga Bashkia, kosto e transportit ka lëvizur. Duam që të paktën studentët të mos e ndiejnë problematikën që lidhet me transportin dhe duke qenë se studentët kryesisht përdorin autobusin, jo të gjithë kanë mundësi për taksi apo për makinë private, ndaj duam ta bëjmë falas abonenë e studentit, duke treguar Kartën e Studentit,” theksoi Veliaj.

Rezidencat e reja studentore të Fakultetit të Mjekësisë kanë kapacitet prej afro 200 studentë secila. Në çdo godinë janë realizuar 79 dhoma qëndrimi të studentëve, ambientet e leximit dhe studimit.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xon Balla: 11/10/2022 19:03

    Bravo Lali, te lumte!! Te pakten tani kemi dike qe i shpenzon taksat e shqipetareve ashtu si duhet dhe ne fund 90% e atyre qe marrin nje diplome te mirefillte i merr Gjermania pa shpenzuar as edhe nje lek!!! Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht