PRISHTINE- Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe policia e Kosovës, kanë arrestuar sot dy persona nën akuzat për krime lufte.
Dy të arrestuarit po hetohen nën dyshimet për përfshirje në krime lufte të përdhunimit në muajin prill të vitit 1999 në Kosovë.
Operacioni i përbashkët i arrestimeve është kryer në fshatin Babi Most jo fort larg Prishtinës dhe në Vushtrri, një komunë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, që janë pjesëtarë të komunitetit serb, por nuk janë dhënë më shumë hollësi rreth këtij rasti që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.
(voa/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com