Dy shpërthime janë regjistruar pas mesnate në veri të Mitrovicës. Policia ka njoftuar se shpërthimi i parë ka ndodhur në Zveçan, në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Qendrës Shëndetësore, dr. Milan Jakovleviq.
Njësitë e hetuesisë së Policisë kanë dalë në vendngjarje për grumbullimin e provave. Hetimet e para kanë ngritur dyshimet se mjeti i shpërthimit ishte granatë dore.
Ndërkaq, një shpërthim tjetër ka ndodhur në Leposaviq. Edhe në këtë rast është dëmtuar vetura e një pjesëtari të Policisë së Kosovës, po ashtu i nacionalitetit serb. Policia ende nuk ka prova për të vërtetuar nëse shpërthimet ndërlidhen njëra me tjetrën, njëjtë sikur që nuk dihen ende motivet e ngjarjeve.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com