Dy shqiptarë ndërtojnë fabrikën me kanabis brenda shtëpisë, reagimi i policisë angleze: ”WOW”

Dy shqiptarë ndërtojnë fabrikën me kanabis brenda shtëpisë, reagimi i policisë angleze: ”WOW”

Kur policia angleze u fut në një shtëpi, mbeti e befasuar nga ajo çfarë gjetën brenda.

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia angleze, pasi kujdeseshin për më shumë se 300 bimë kanabisi, në një shtëpi që ishte marrë me qira nga dy shtetas misteriozë.

I gjithë momenti i bastisjes së shtëpisë është fiksuar nga kamerat e trupit të policisë angleze, të cilët kanë ngelur të habitur duke thënë ”Wow”.

Gjatë aksionit të policisë angleze, si fillim u vu në pranga Bekim Selmani, 27-vjeç, i cili po kujdesej për bimët narkotike në dhomën e gjumit.

Në një dhomë tjetër, u bë edhe arrestimi i Pashko Palucës.

Pashku nuk ka pranuar që të flasë para hetuesve anglezë, ndërsa 27-vjeçari tjetër, Bekim Selmani, është treguar i gatshëm për dhënë detaje për fitimin që do të merrnin nga shitja e kanabisit.

Sipas Selmanit, në momentin që droga do të dilte në treg, të dy do të fitonin 5 mijë deri në 6 mijë paund.

Mediat britanike raportojnë se Selmani hyri në vend përmes Belgjikës.

Avokati i 27-vjeçarit Bekim Selmanit, tha në gjyq se klienti i tij kishte ardhur në Britani, për të ndihmuar nënën e tij, për të paguar trajtimin, pasi vuante nga kanceri.

Gjykata angleze, i dënoi ata me nga dy vite burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën