Dy shqiptarë rikonstruktojnë Kishën në Itali: Jemi myslimanë, por të gjithë janë fëmijët e Zotit

Dy shqiptarë rikonstruktojnë Kishën në Itali: Jemi myslimanë, por të gjithë janë fëmijët e Zotit

ITALI-Ata nuk janë të krishterë, por ku panë gjendjen e kishës së San Rocco-s në Popoli, nuk mund të shtireshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Dy muratorë shqiptarë, të zhvendosur në Itali para 30 vitesh, kanë ndërrmarë rinovimin e brendshëm të kishës, e cila ishte lënë në harresë. Muret me lagështi, suvaja që vazhdimisht binte mbi dysheme me besimtarët e detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave...ishin një pamje që e bindën Luan Hallullin dhe Arbert Muçën që të merrnin këtë vendim human.

'Çdo gjë ishte e shkatërruar. Muret e rrënuara në çdo cep. I thashë Albertit, "të bëjmë diçka duhet të bëjmë diçka". Shkuam te furnitorët tanë për të blerë produktet që përdorim për ambientet e brendshme. Kur mbërriti zonja që kujdeset për Kishën, ishte shumë e lumtur. Ajo na tha" Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë këtë për kishën", tha Luan Hallulli.

Ndonëse janë mysliman nga Shkodra dhe nuk bëjnë asgjë për ta fshehur këtë, për Luanin dhe Albertin, Zoti është një.

"Ne jemi fëmijë të Zotit. Nuk ka lidhje me të qenurit katolik, ortodoks ose musliman. Ne besojmë në Zot dhe është ai që na udhëzon në atë që bëjmë", u shpreh Alberti.

Falenderimet nuk kanë të sosur për dy shkodranët. "Dora e Zotit ka vepruar ndaj këtyre njerëzve të mirë, të cilët komuniteti ynë fetar nuk do të pushojë kurrë t'i falënderojë", tha kujdestarja e kishës, Liliana Cavalieri.

Ora 08:28
Dy shqiptarë rikonstruktojnë Kishën në Itali: Jemi myslimanë, por të gjithë janë fëmijët e Zotit
  • B.K./b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Tekbir: 30/09/2019 18:13

      Kudo ku shkel kemba e piste e arabit prishet cdo gje dhe kjo permbledh dhe fene e tyre.Imam lesh kalaja te te vije turp qe shqipen gjuhen me te bukur ne bote e keqperdor ne kete menyre.Fjala Imam num eshte shqip dhe feja e imponuar me force nga pushtuesit turq nuk eshte feja e shqiptarit.FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

      Përgjigju
    • Lefter: 30/09/2019 13:09

      Edhe une jam musliman.Shqiptaret po tregojne edhe neper bote vleren dhe rendesine e Bashkjeteses Fetare. Kjo po,tregon besim ne Zot. Ky eshte muslimani i mire dhe i dashur tek Allahu! Faleminderit te gjithe juve Shqiptare-Musliman qe shperdani emrin e mire per muslimanet! Zoti ju dhashte gjithe te mirat e botes bashkatdhetareve te mi,Luanit dhe Albertit! Zoti ju ruajt djema!

      Përgjigju
    • Italia: 30/09/2019 10:18

      Albert e Luan..,jeni shqiptare..jo turq osmane..

      Përgjigju
      • Koli: 30/09/2019 14:18

        Te qenit Myslimane te Ben Turk? Epo mire Orthodokset qenkan Greke

    • Imam Ahmet Kalaja: 30/09/2019 08:58

      Ta marrin vesh mire ata qe nxisin urrejtjen kunder fese islame.

      Përgjigju
      • Papi: 30/09/2019 12:20

        I nderuar imam kalaja Keta te dy nuk e bene kete gjest ne emer te allahut por nderhyne fale ndergjegjes se tyre Te qenit mysliman i njerit apo tjetrit nuk perkthehet qe cdo iniciative qe merret per mir apo per keq i vishet fese

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë