Dy shqiptarët, ndër 18 personat
më të kërkuar në Britani
Dy shqiptarët Hysni Sokolaj 40 vjeç dhe Dritan Rexhepi, 32 vjeç janë në listën prej 18 personash të shpallur në kërkim, ku përfshihen persona me kombësi rumune, lituanze, turke, hungare dhe letoneze.
BRITANI - Pas një operacioni të koduar “Sunfire 3” policia britanike ka shpallur listën e 18 personave të kërkuar, për vepra të ndryshme penale si vrasje, vjedhje dhe trafik droge. Dy shqiptarët Hysni Sokolaj 40 vjeç dhe Dritan Rexhepi, 32 vjeç janë në listën prej 18 personash të shpallur në kërkim, ku përfshihen persona me kombësi rumune, lituaneze, turke, hungare dhe letoneze.
Policia britanike dyshon se Sokolaj ndodhet në Leicester, kurse Rexhepi në zonën e Bedfordshire dhe Northamptonshire.
32-vjeçari Rexhepi është shpallur në kërkim pasi në vitin 2009 ka vrarë dy efektivë policie në Shqipëri. Ndërkohë që 40-vjeçari Hysni Sokolaj u denoncua pak vite më parë nga një vajzë fierake, e cila ishte detyruar nga Sokolaj që të punonte si prostitutë, edhe pse ishin të martuar.
Sipas kërkesës për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Sokolaj dhe e dëmtuara me iniciale E., janë larguar me gomone nga qyteti i Vlorës për në Itali. Më pas kanë shkuar në Francë e më tej në qytetin e Anversës. Kur Hysniu i ka thënë asaj se duhet të punonte si prostitutë, gruaja e tij e ka kundërshtuar, por më pas është rrahur nga ai. Gjatë periudhës 5-vjeçare që është shfrytëzuar si prostitutë nga Hysni Sokolaj, vajza ka mbetur 4 herë shtatzënë dhe më pas i ka abortuar fëmijët nga presioni i tij.
Policia britanike njofton se sapo këta persona të kapen do të ekstradohen në vendin e tyre, ndërkohë që hetuesi Roger Critchell shprehet se “këta persona që janë arratisur dhe fshihen këtu, janë një kërcënim për komunitetin. Ne i duam jashtë Britanisë”.
Policia njofton të gjithë shtetasit që të qëndrojnë larg këtyre personave, ndërsa ka vënë në dispozicion një numër telefoni për çdo informacion.
(Në foto Dritan Rexhepi dhe Hysni Sokolaj)Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 6929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta/ Përplasje me policinë te Pallati me Shigjeta, Gjekmarkaj nuk ndihet mirë dhe rrëzohet në tokë! PD: U godit nga efektivët
23 Dhjetor, 18:54
-
Përplasjet te 'Sheshi Uillson', deputeti Luan Baçi akuzon Policinë: 'Na goditën me grushte në bark!' Momenti kur ai kap efektivin nga xhaketa dhe e shkund
23 Dhjetor, 18:53
-
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:48
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka sërish protagonisti i dhunës, godet me grusht efektivin e policisë (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:40
-
Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, Bardhi konfrontohet me Policinë: Po bëni veprime kriminale, po dhunoni deputetët dhe mediat, turp!
23 Dhjetor, 18:40
-
Kremlini hedh poshtë raportimet se gruaja e Assadit ka kërkuar divorc
23 Dhjetor, 18:38
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’! Bllokojnë makinat në trafik (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:37
-
Protesta e PD 'paralizon' Tiranën! Qytetarja përplaset me protestuesit e Berishës: Hapni rrugën, kam fëmijën e sëmurë
23 Dhjetor, 18:35
-
VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës, momenti kur policia shoqëron disa protestues
23 Dhjetor, 18:34
-
Protesta e PD-së/ Tensionet te sheshi Uilson, Gazment Bardhi: Sa herë ka thirrje 'Rama ik', policia agresive ndaj qytetarëve
23 Dhjetor, 18:28
-
Policia ndërhyn tek Bashkia e Tiranës, kërkohet shpërndarja e protestuesve që të lirohen rrugët ( VIDEO)
23 Dhjetor, 18:28