BAGDAT - Rreth 20 persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur në shpërthimet e njëpasnjëhsme të dy makinave në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Njëra bombë shpërtheu në qendër të Bagdadit duke vrarë 7 njerëz dhe plagosur 19 të tjerë. Ndërkohë shpërthimi i dytë vrau 12 persona dhe plagosi 30 të tjerë në lagjen me shumicë Shiite, e cila është sulmuar katër herë në dy javë.
Bombat shkaktuan dëme serioze si në njerëz ashtu dhe në ndërtesat dhe dyqanet përreth. Këto sulme pretendohet se janë kryer nga militantët e shtetit islamik të cilët prej muajsh kanë krijuar shtetin e tyre në zonën e Irakut dhe Sirisë të quajtur Kalifati Islamik. Kombet e Bashkuara raportojne për rritje ekstreme të dhunës sektare në qendër dhe veri të Irakut, ku janë shënuar të paktën 1,420 viktima vetëm në muajin gusht.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO