ELBASAN-Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia për dhunë në familje. Arben Kume 48 vjeç, banues në lagjen Nr.2 Cërrik u arrestua, pasi ka goditur me shkelma dhe grushte bashkëshorten e tij.
34-vjeçarja me inicialet M.K. ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, pasi ka disa plagë. Ndërsa në Gramsh është arrestuar një 29-vjeçar, pasi aksidentoi me makinë një fëmijë 9-vjeç.
Sipas policisë, I.Z. 29 vjeç, banues në fshatin "Bregas", Gramsh në unazën e qytetit duke drejtuar mjetin tip "Peugeot", me targa ZHM1538, ka aksidentuar 9 vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Komento