Stadiumi “Myslim Koçi” në Gramsh do të jetë shumë shpejt gati për të rinisur me përballjet në fushën e blertë. Kryeministri Rama ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale ku shihet se po kryhet puna për shtrimin e tapetit të ri të fushës.
Me përfundimin e ndërhyrjeve, “Myslim Koçi” do të jetë një stadium i rinovuar dhe modern në shërbim të futbollit të Gramshit, duke krijuar kushte më të mira për ekipet, akademitë dhe futbollistët e rinj.
“Mirëmëngjes dhe me stadiumin ‘Myslim Koçi’ në Gramsh, ku puna për rilindjen e tij është drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
-
/NERI/,nena ime tregonte se kur kishte shkuar me pushime ne Kavaje,shikonte kavajese te mbuluara me carcaf e veshur me nallane qe nxitonin per te shkuar ne stadium per te pare ndeshjet.Keshtu qe nuk ka asgje te jashtzakonshme te shikoje femra ne stadium,por sipas nenes,femrat i braktisen stadiumet kur meshkujt cthurren fjalorin kunder lojtareve.
Përgjigju -
Me kete emrin e stadiumit myslim jeni te paparë,ja kishit vendos bin Laden me mire...
Përgjigju -
Po beni nje pune shume te mire me kete stadium,qe po ndertoni ne qytetin e Gramshit.E meriton. Jam nga Durresi dhe ne vitet 1992 kam bere ushtrine ne Gramsh. Dhe per here te pare kam pare ne fushen e athershme te qytetit shume njerez dhe vecanerisht shume femra tifoze. U habitem shume. Dhe te mos harrojme qe ne si ushtare vinim nga qytete te medha si Tirana,Durresi, Korca etj. Kaq femra ne stadium une nuk kisha pare ne stadiumin e Durresit. Edhe nje here Gramshi e ka merituar prej kohesh nje stadium dinjitoz.
Përgjigju -
A sju vjen turp stadium eshte ky??
Përgjigju-
Pune te mbare e ju lumshin krahet punetoreve dhe falemnderit financuesve. Nje objekt i bukur per te rinjte e ketij qyteti. E gezofshin!
-










Komente
Komento