LEZHE - Dy të dënuar me burg, për akuzën e grabitjes me armë janë arratisur nga burgu i Shën Kollit (foto) në Lezhë.
Rasti i parë bën fjalë për Klajdi Lloshin nga Mamurrasi, u cili ishte dënuar me 8 vjet burg për grabitje me armë. Lloshi ka shkelur lejen, pasi duhet të kthehej në qeli që prej ditës së djeshme.
Po ashtu, edhe Petrit Ndreu 34 vjec nga Perlati i Mirditës ka thyer lejen që kishte marrë prej datës 9, pasi gjatë ditës së sotme u kap në pikën kufitare të Kapshticës, në tentativë për tu larguar drejt Greqisë. 34 vjeçari kishte marrë leje prej 5 ditësh. Petrit Ndreu ka qenë i dënuar me 7 vite burg për grabitje me armë dhe maska. Kishte kryer dy vjet nga vitet e dënimit të dhëna nga gjykata.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com