VLORË - Dy njerëz kanë humbur jetën sot ndërsa pushonin në bregdet. Një 6-vjeçar u mbyt në Vlorë, ndërsa një 65-vjeçar pësoi dyshohet se është mbytur në Kavajë pasi pësoi atak kardiak.
Në Vlorë, vogëlushi A.L. u gjet nga një pushuese pa shenja jete në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa thirrjet për ndohmë të shpejtë morë një përgjigje të çalë nga Qendra e Kujdesit Shëndetësor.
Kurse në për ngjarjen në Kavajë, xhelatin Leçini është mbytur në Spille. 65-vjecari dyshohet se ka pësuar atak kardiak ndërsa ishte futur në ujë. Atij i është dhënë ndihmë e shpejtë por nuk ka mundur të mbijetojë.
Mbytja e 6-vjeçarit, Qendra Shëndetësore indiferente
Një fëmijë 6 vjeç me inicialet A.L., është mbytur në zonë e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Nga policia bëhet e ditur se vogëlushi nga Selenica, ishte duke u larë nën shoqërinë e hallës së tij, shtetases me inicialet Th.K., 52 vjeç.
6-vjeçari u gjet pa ndjenja në vendin e quajtur “Rrapi” në breg të detit nga pushuesit dhe humbi jetën gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes rrëfejnë për A1Report se punonjësit e Qendrës Shëndetësore janë treguar indiferentë ndaj telefonatave të bëra nga pushuesit.
Sipas tyre, ambulanca nuk mbërriti në kohën e duhur, por edhe kur u ndodh në vendin e ngjarjes, ajo nuk kishte personel shëndetësor, as infermier dhe as mjek.
“Isha duke u larë në det, kur shikoj po rrinte në fund të detit i shtrirë. E mora e nxora i dhashë frymëmarrje të shpejtë kishte mbaruar që në atë moment që e pashë në ujë. U përpoqëm për ta shpëtuar po kishte mbaruar që në ujë lajmëruam dhe ambulancën ato na thanë që nuk vijmë dot se kemi halle të tjera kemi punë. Erdhën këta policët e plazhit bënë veprimet e tyre, djali s’jepte fare nuk reagonte fare kishte mbaruar që në det”, shprehet pushuesi.
Pushuesit nisur nga ky rast, apelojnë që të merren sa më parë masat, pasi do të ketë të tjera nevoja urgjente për ndihmë shëndetësore dhe jeta e tyre ndodhet në rrezik përballë kësaj situate.

Redaksia Online
(a.h/f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO