Rusia ka vijuar sulmet ajrore në Ukrainë, ku në Kiev raportohet për 6 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Njëri prej personave u vra në rrethin e Dnipros, ku një zjarr shpërtheu në katet e tetë dhe të nëntë të një ndërtese banimi pas një sulmi rus. Ndërkohë të paktën 13 të tjerë u plagosën në Zaporizhzhia, sipas autoriteteve lokale.
Këtë mëngjes, rusët nisën një sulm me dron në Kharkiv, duke goditur një çerdhe private në qytet dhe duke plagosur disa fëmijë.
Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quajti propozimin e Trump për të përdorur vijën e frontit si bazë për negociatat e paqes "një kompromis të mirë". Zelensky e bëri këtë deklaratë për mediat pas mbërritjes në Oslo në Norvegji, duke shtuar: "Por unë nuk jam i vetmi që do të pajtohem."
'Mendoj se ishte një kompromis i mirë, por nuk jam i sigurt nëse Putini do ta mbështesë atë, dhe ia thashë presidentit këtë', u shpreh Zelensky.
Nga ana tjetër, edhe forcat ukrainase kanë kryer një sulm gjatë 24 orëve të fundit në uzinën kimike të Bryansk, në jugperëndim të Moskës, një strukturë kyçe brenda kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë.
Mediat ukrainase thanë se bëhet fjalë për një "sulm të kombinuar ajror dhe raketor në shkallë të gjerë" që përdori gjithashtu raketa kruizi të drejtuara me rreze të gjatë veprimi Storm Shadoë të lëshuara nga avionët. Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se dëmi në uzinën e Bryansk ishte masiv.
"Uzina kimike e Bryansk është një pjesë e rëndësishme e industrisë ruse të mbrojtjes. Uzina prodhon barut, eksplozivë dhe përbërës të karburantit të raketave që përdoren në municione dhe raketa që Rusia përdor për të sulmuar Ukrainën", raportoi Ukrinform.
Administrata Trump ka hequr një kufizim kyç mbi përdorimin nga Ukraina të disa raketave me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga aleatët perëndimorë.
Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, raportoi dje se Ukraina përdori një raketë lundrimi Storm Shadow të furnizuar nga Mbretëria e Bashkuar për të goditur një strukturë ruse në Bryansk që prodhonte eksplozivë dhe karburant raketash, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në mediat sociale.
Lëvizja surprizë e SHBA-së për të lejuar Kievin të përdorë raketën në Rusi vjen pasi “autoriteti” për të kryer sulme të tilla “u transferua së fundmi” nga Sekretari i Luftës Pete Hegseth te Gjenerali Alexus Grynkewich, zyrtari më i lartë amerikan në Evropë, i cili shërben gjithashtu si komandant i NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka besim të plotë tek presidenti i SHBA Donald Trump për të arritur paqen në Ukrainë.
"Ai është i vetmi që mund ta bëjë këtë", tha Rutte, duke iu referuar presidentit të SHBA-së, duke folur me gazetarët pas takimit me një grup senatorësh dypartiakë në Capitol Hill.
Rutte tha se vizita e tij kishte për qëllim të ofronte çdo mbështetje që NATO mund të ofrojë për të mbështetur vizionin e qartë të presidentit për t'i dhënë fund kësaj lufte në një mënyrë të qëndrueshme.
Rutte gjithashtu mohoi se vizita e tij në Uashington ishte nxitur nga anulimi i një takimi të planifikuar me Vladimir Putin në Hungari nga Trump:
"Po i dërgoja mesazh presidentit pas suksesit të madh në Gaza dhe i thashë: 'Hej, le të takohemi në Uashington për të diskutuar se si mund ta realizojmë vizionin e tij për paqen në Ukrainë', tha ai.

Kremlini ka deklaruar se ka "shumë spekulime dhe thashetheme" rreth samitit të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Budapest, pothuajse të gjitha prej të cilave janë "të pavërteta".
"Nuk ka ende lajme", u citua nga Tass zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.
"Është e qartë se ka shumë spekulime, thashetheme e kështu me radhë rreth kësaj. Shumica e tyre janë plotësisht të pavërteta." Peskov shtoi se një datë për samitin "ende nuk është vendosur" dhe "përgatitja gjithëpërfshirëse është e nevojshme, gjë që kërkon kohë".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti propozimin e Trump për të përdorur vijën e frontit si bazë për negociatat e paqes "një kompromis të mirë". Zelensky e bëri këtë deklaratë për mediat pas mbërritjes në Oslo në Norvegji, duke shtuar: "Por unë nuk jam i vetmi që do të pajtohem."
"Mendoj se ishte një kompromis i mirë, por nuk jam i sigurt nëse Putini do ta mbështesë atë, dhe ia thashë presidentit këtë.", u shpreh Zelensky.
Komente










