Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve

Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve

Harta e tërmetit sot në Ilia të Greqisë

Greqi- Tërmetet shkundin përsëri Greqinë, duke u kthyer në një panik pothuajse të përjavshëm.

Dy lëkundje të forta sizmike, që u shoqëruan edhe me pasgoditje më të vogla, ndodhën ditën e sotme në intervalin e shtatë orëve në jug të vendit. 

Tërmeti i parë dhe më i forti i regjistruar, ndodhi në mesditë, në Ilia, jugu i Greqisë, me magnitudë 4.6 i Shkallës Rihter. Sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 11:47, me epiqendër 4 kilometra në perëndim të Giannitsochori.

Tërmeti i dytë, i shkallës 3.5 ballë Rihter, ka ndodhur mbrëmjen e sotme, po në Ilia. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 2 kilometra në jug jugperëndim të Giannitsochori, poshtë rajonit të Patras. Thellësia fokale e tërmetit është 5 kilometra. 

Ekspertët po monitorojnë evoluimin e aktivitetit sizmik, ndërkohë që vlen të theksohet se ka pasur edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të vogël, informon media

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme, por paniku është i madh. Pothuajse çdo javë që prej nisjes së muajit të kaluar, janë regjistruar lëkundje sizmike në vendin fqinj.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës