Një 48-vjeçar shqiptar ndaj të cilit është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, është vënë në pranga në Greqi. Arrestimi u krye në zonën e Filotheit në Athinë.

Geron Cecja kërkohej për një vrasje të kryer në vitin 2006, ku viktima ishte shoku i tij.

Do të jetë Prokuroria Publike ajo që do të vendosë për ekstradimin e tij.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.