Në një nga komentet e para të 2014-s nëpër faqet e ‘Shqiptarja.com’ binte në sy evidentimi i faktit që ky vit do të shënohej, veç të tjerash, edhe për hartimin e ndryshimeve kushtetuese. Që atëhere bëhej fjalë për amendamente ose ndryshime të pjesshme, që koha i ka bërë të domosdoshme. Këtij kuadri i përkasin edhe takimet e zhvilluara gjatë muajit tetor për reformën në drejtësi, po të marrim parasysh që një reformë e tillë, në brendësi dhe thellësi, mund të jetë produkt i plotë pas disa ndryshimeve të domosdoshme në Ligjin Themelor të shtetit.
Megjithatë, takime të tilla, si ai i organizuar nga Presidenti i Republikës dhe ai nga Ministri i Drejtësisë, më së tepërmi morën karakter politiko – propagandistik, në vend të atij opsional. Mendime konkrete mbi prekjen apo përmirësimin e mundshëm të sistemit të drejtësisë në rrafshin institucional ende nuk janë diskutuar seriozisht.
Prandaj, shpresat për avancimin në këtë drejtim mbështeten edhe te fillimi i projektit EURALIUS IV, në ceremoninë e të cilit, që u zhvillua ditën e martë të kësaj jave disave u tërhoqi vëmendjen më së shumti jo aq deklarata me tone kritike e Presidentit Nishani, që gjeti jehonë në media, se sa njoftimi që u bëri pjesëmarrësve në atë ceremoni Zëvendëskryeministri Peleshi, sipas të cilit, së shpejti do të ngrihet një komision parlamentar ad hoc, me objekt posaçërisht për ndërhyrjet në Kushtetutë.
/Shqiptarja.com

OPINIONET MË TË VLERËSUARA