Dy tragjedi brenda vitit, djali i madh vdiq bashkë me të dashurën, nëna e Altin Hotit: Kam humbur 3 fëmijë

Dy tragjedi brenda vitit, djali i madh vdiq bashkë me të dashurën, nëna e Altin Hotit: Kam humbur 3 fëmijë

Ura ku ndodhi aksidenti

Ura e tragjedisë është shndërruar në një altar me lule dhe drita, një vend i dhimbshëm pelegrinazhi ku mbizotërojnë lotët e përqafimet për humbjen e tre të rinjve, të gjithë në të 20-at e tyre: Altinit, Eglit dhe Giulia-s. Fotot e tyre qëndrojnë të vendosura pikërisht aty, bashkë me hapësirën boshe të barrierave që tashmë mungojnë pasi u morën para nga makina me të cilën ata udhëtonin. 

“Ishin miqtë e mi, shiko sa të bukur janë”, prek me fjalët e saj një vajzë e re. Prek fotot lehtë dhe shton “i vendosëm mbrëmë në darkë, duheshin dhe e lanë këtë botë bashkë”, duke iu referuar Altinit dhe Giulia-s, të cilët ishin të dashur.

Shtëpia ku jetonte Giulia është pak minuta me makinë nga ajo urë e mallkuar. Nëna e saj Dorotea nuk është aty, ajo është ende në shok. Ishin shumë të afërt, pohojnë të gjithë, njëzet vjeçarja kishte ndjekur hapat e tij, duke u apasionuar pas gjimnastikës artistike, derisa u bë mësuese. Një vajzë që askush nuk ndalet ta përkufizojë si gazmore, plot jetë dhe entuziazëm, bujare dhe pasionante. Mbi tavolinën e saj në dhomën e gjumit ka ende libra, e oraret e leksioneve. Babai Vittorio kërkoi mëngjesin e së shtunës në morg që të shihte të bijën. Nuk qe e mundur, nuk ishte ende momenti dhe dhimbja prevaloi.

Giulia Di Tillio dhe Altin Hoti

Në shtëpinë e Giulia-s, gjatë pasdites, kushërinjtë e saj, Alessandro dhe Lorenzo kujdesen për 3 qentë e çiftit. Kushërinjtë u rritën bashkë, në dy vila të vogla që janë të vendosura përballë njëra-tjetrës. Lorenzo dhe Giulia ishin një moshë dhe u rritën si të ishin vëlla e motër. “Unë dhe Altini ishim miq, jemi njohur në shkollë, do ta dua gjithmonë fort, por më mori kushërirën”, thotë duke mbajtur lotët. “Por nuk mund të them që nuk e kam me të inatin. Bëri një budallallëk, ishte i papërgjegjshëm. Megjithatë të thuash që ka qenë faji i Altinin, apo që e ka vrarë ai, janë dy gjëra të ndryshme. Ai nuk donte t’i bënte keq, e donte shumë”.

'Altini, pasi humbi vëllain e tij më të vogël Admirin, në maj të këtij viti për shkak të një aksidenti me makinë, nuk ishte më i njëjti. Nuk donte të dilte, nuk donte të fliste, nuk donte të dëgjonte ato ngushëllimet e vazhdueshme”, vijon Lorenzo. “Që prej asaj dite nuk punonte më, tani po kërkonte diçka. Ngushëllimi i vetëm ishte ajo BMW që kishte blerë me kursimet e punëve të para, pasioni i përbashkët që kishte me vëllain e tij të vogël. Nuk ishte mirë”. Atë natë, tregon kushëriri, “i kisha kërkuar Giulia-s dhe Altinit që të vinin tek shtëpia ime, kishin ardhur edhe herë të tjera. Por fillimisht nuk donin të dilnin, folëm me mesazhe. Ndërsa makinën e morën bashkë me Eglin dhe nuk u kthyen më”.

Egli Gjeci, Giulia Di Tillio dhe Altin Hoti

Në shtëpinë e 22-vjeçarit Altin Hoti, drama është ajo e një nëne që në pak muaj ka humbur dy djem. “Kam humbur tre”, thotë ajo duke qarë. E pamundur për ta ngushëlluar, sepse Giulia-n e kishte si vajzë. 20-vjeçarja, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen ishte përpjekur në çdo mënyrë për t’i qëndruar pranë të dashurit dhe nënës së tij. Miqtë e tjerë ndihen gati me fat. Kush nuk hipi në makinë, kush u largua pak më herët, kush e kishte lënë për të dalë, por e zuri gjumi, si Vittorio. “Fati i tha që nuk ishte momenti i tij”, komentojnë njerëzit e mbledhur fare pranë urës tragjike.  

Sami Binakaj, kryetar i komunitetit kosovar dhe shqiptar të Venezianos u solidarizua me familjet Gjeci dhe Hoti.

"Nuk mund të vdesësh kështu në njëzet vjeç' - thotë ai -. 'Prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre, ne duhet të flasim për këtë në shtëpi. Shpejtësia të merr jetën." Sipas Binakajt, pasioni për makinat tek fëmijët është edhe një mesazh: ‘Një makinë e madhe dhe e shpejtë është paterica e tyre, të ngrihen nga toka, të ndihen më të mëdhenj. Ata nuk e kuptojnë se sa e rrezikshme është’. Të dielën në mëngjes një grup miqsh do të mbërrijnë nga Verona për lamtumirën e fundit: “Me BMW-të tona do të bllokojmë urën për të kujtuar Altinin”./ Corriere Della Sera

Pamje nga aksidenti

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 11/12/2023 09:52

    Shpresoj te kene zene mend nenat dhe baballaret e tjere qe femijet ti edukojne cojne ne shkolle etj dhe jo ti blejne makina dhe ti lejne Gjith naten rrugeve me te dashurat/dashnoret .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi i Kosovës seancë për Epopenë e UÇK! Kurti: Adem Jashari, emri i lirisë sonë! Osmani: Na takon të shkruajmë kapitullin e ri të shtetit

Kuvendi i Kosovës seancë për Epopenë e UÇK! Kurti: Adem Jashari, emri i lirisë sonë! Osmani: Na takon të shkruajmë kapitullin e ri të shtetit