Dy turistë kanadezë kërkojnë ndihmën e policisë në Skrapar, makina u mbeti në një përrua dhe kishin humbur rrugën

Dy turistë kanadezë kërkojnë ndihmën e policisë në Skrapar, makina u mbeti në një përrua dhe kishin humbur rrugën

Makina e turistëve e mbetur në baltë

Policia e Skraparit ka marrë një telefonatë dy turistë kanadezë rreth ores 13:30, të cilën ndihmën e uniformave blu, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.  

Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pasi është marrë njoftimi janë nisur  kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb