Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre në Kukës janë shpallur në kërkim, pasi pas një sherri të momentit kanë kanosur një 49-vjeçar.
Polici njofton se për motive të dobëta, ata kanë kanosur 49-vjeçarin dhe kanë goditur me automjet, makinën e tij. Më pas kanë qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar.
Komisariati i Policisë Kukës shpalli në kërkim shtetasit L. M., 27 vjeç dhe Gj. M., 30 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririn e tyre, shtetasin S. M., 31 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.