Dy versionet për tërheqjen e rusëve nga Kherson, lufta hyn në fazë të re pas humbjes së qytetit të shpallur ‘përjetësisht rus’

Dy versionet për tërheqjen e rusëve nga Kherson, lufta hyn në fazë të re pas humbjes së qytetit të shpallur ‘përjetësisht rus’

Rusët tërhiqen nga Kherson

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat ruse në bregun e djathtë të lumit Dnipro në Kherson u larguan nga qyteti dhe u tërhoqën akoma më në lindje. Lajmi u njoftua nga vetë ministri i Brendshëm i Rusisë, Sergei Shoigu. Urdhri për tërheqjen u zyrtarizua të mërkurën ndërsa u përfundua ditën e sotme.

Kremlini nuk ka raportuar asnjë humbje, ndërsa Shigou deklaroi se në bregun perëndimor nuk kishte mbetur asnjë ushtar, pajisje, apo automjete ushtarale. Rregulli bazë i taktikave ushtarake, mëson se kur forcat pushtuese tërhiqen nga një vend, hedhin në erë edhe urat. Në këtë rast është zbatuar kjo taktikë duke hedhur në erë urën “Anotonovsky” e cila është lidhja kryesore midis qytetit të Khersonit dhe bregut perëndimor të Dnipro që çon në gadishullin e Krimesë. Ushtarët rusë kanë shfaqur imazhe të një humnerë të madhe në mes. Një civil me biçikletë vëzhgon shembjen e njërit prej dy krahëve të urës së lëvizshme. Nga atje ukrainasit nuk do të mund të kalojnë për një kohë të gjatë.

Rusët përfunduan me shpejtësi një operacion që ekspertët ushtarakë perëndimorë parashikuan se mund të realizohej brenda javësh. Duheshin transferuar gati 40 mijë këmbësorë, mijëra automjete të blinduara dhe tanke, qindra armë. Humbjet mund të ishin të mëdha, luftimet e ashpra. Në vend të kësaj, tani, me aparatin e luftës të paprekur, pasi ka shpëtuar jetën e ushtarëve të saj, Moska po përgatitet të mbajë mbrojtjen në bregun lindor me njerëz dhe armë në gjendje të përsosur pune.

Versioni rus është në kundërshtim me atë ukrainas, shkruan Corriere Della Sera. Nga zëvendësguvernatori i Khersonit, Serhiy Khlan, mbërrijnë lajme për ushtarët rusë të mbytur teksa kalonin lumin e madh nën bombardimet me varka; të ushtarëve të braktisur nga njësitë e tyre dhe të detyruar të maskohen si civilë dhe të pushtojnë apartamentet bosh në Kherson.

Një mënyrë tjetër për të deshifruar evakuimin pa humbje të rusëve nga Kherson në bregun lindor të Dnipro-s do ta vendosë atë në negociata të mundshme në të cilat, në këmbim të "kalimit të sigurt", rusët do të kishin ofruar diçka në nivel diplomatik. Për këtë flitet në qarqe të ndryshme diplomatike dhe ushtarake, por janë spekulime që është herët për t'u konfirmuar apo mohuar. Megjithatë, tërheqja nga Kherson është reale. Tre ditë pas njoftimit, rusët u larguan nga qyteti që e kishin shpallur "përjetësisht rus" më pak se dy muaj më parë. Lufta tashmë hyn në një fazë të re.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja