Dy vite më parë zgjidhi krizën në Shqipëri, gjermani rizgjidhet shef i politikës së jashtme të PE-së

Dy vite më parë zgjidhi krizën në Shqipëri, gjermani rizgjidhet shef i politikës së jashtme të PE-së

Deputeti gjerman David McAllister është rizgjedhur si shefi i Komitetit për Politikën e Jashtme në PE. McAllister nuk do të jetë më reporteri për Serbinë në Bashkimin Europian. Reporterët e rinj për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, do të zgjidhen në muajin shtator. Në 2017 me paketën e njohur si 'McAllister Plus' ai zgjidhi krizën politike në Shqipëri pas çadrës që ngriti opozita para Kryeministrisë (lexo ketu). 48-vjeçari ka një karrierë të pasur politike, e cila nisi me angazhimin e tij në strukturat rinore të CDU-së.

Në vitin 2001 ai zgjidhet Kryetar Bashkie i qytetit të tij të lindjes, Bad Bederkesa, por qëndroi në këtë detyre vetëm për një vit, pasi u promovua si sekretar i përgjithshëm i CDU-së për landin e Saksonisë së Poshtme. Rritja e tij vijon me zgjedhjen tashmë si kryetar i kristian-demokratëve për Saksoninë e Poshtme në vitin 2008, e më pas zgjedhja si Kryeministër i këtij landi, post në të cilin qëndron nga viti 2010 deri në 2013.

Pas këtij momenti, McAllister zgjidhet deputet në i Parlamentit Europian në vitin 2014, detyrë që e mban deri në ditët e sotme. Në tetor të 2015, karriera e tij pëson një tjetër ngjitje, me zgjedhjen si zv. President i Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në PE. Që prej muajit shkurt të 2017-ës, ai ka shërbyer si kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në PE, si dhe kishte rolin e reporterit për Serbinë. Gjermani me origjinë skoceze është një nga politikanët më të angazhuar në politikat europiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla