Dy vite mungesë në Superligë, sot rikthehet derbi historik i Shqipërisë
Vllaznia- Tirana në Loro Boriçi
SHKODËR- Vllaznia dhe Tirana do të përballen sot në ''Loro Boriçi'' javën e tretë të Superligës shqiptare. Kjo është përballja e parë mes dy skuadrave në Superligë pas një mungese 2- vjeçare.
Hera e fundit që u përballën këto dy skuadra ishte ajo e 27 majit të 2017. Njëra prej të dyjave duhet të shënonte ''njollën e zezë'' në historinë e saj, rënien nga kategoria. Barazimi 0-0 u mbyll me lotët tek kampi i Tiranës. Klubi më i trofeshëm në Shqipëri rrëzohej nga kategoria për herë të parë në histori dhe për këtë u bë shkas Vllaznia e cila i mbajti bardhebluve një barazim.
Shkodranët në maj të 2017 menduan se kishin evituar ditën më të keqe në historinë e klubit të tyre, por një vit më vonë do të ishte radha e tyre. Vllaznia në 2018 e mbylli kampionatin mes rezultateve enigmë të kampionatit shqiptar. Bardhekuqtë fituan 5-1 në Korçë përballë Skënderbeut të cilët fitonin titullin e radhës por kjo nuk zbuti aspak tonet në kampion shkodran, Vllaznia për herë të parë në histori ishte rrëzuar. Po në këtë vit, 2018, Tirana do të kthehej bindshëm në Superligë, të njëjtën gjë e bëri edhe Vllaznia me lojtarët e saj të rinj sezonin e kaluar.
Kurse sot dy skuadrat rikthehen në fushë përballë njëra- tjetrës pas një fitoreje dhe një barazimi, si të barabarta në çdo aspekt historik dhe statistikor, ëpr të rikthyer edhe një herë ndeshjen ikonë të futbollit shqiptar.
Në orën 19:00 në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës luhet derbi i Shqipërisë Vllaznia- Tirana.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.7%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 1925
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Vidhte llogaritë në facebook të shqiptarëve në Kosovë dhe u mori të afërmve mbi 100 mijë euro, arrestohet 28-vjeçari
30 Mars, 15:44
-
Premtimet e opozitës për transport publik falas dhe ndalim ndërtimesh në Tiranë, Çoçoli: Të pamundura në logjikë ekonomike! Rëndohet buxheti bashkisë
30 Mars, 15:30
-
Sherr mes të miturve në shkollën e Paskuqanit, 15-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin
30 Mars, 13:50
-
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sfidat gjysmëfinale! Përballje të forta në fushë
30 Mars, 11:05
-
Vranë njëri-tjetrin në Kavajë me thika e pistoletë, sherri mes dy 43-vjeçarëve nisi me fjalët: Pse më sheh ashtu? Ju malokë ikni nga keni ardhur
30 Mars, 10:33
-
Qetësohet Colella, gjashtë rikthime te Partizani
30 Mars, 10:30
-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Do i mbrojmë pronat me gjak, protestë do të keni çdo ditë
30 Mars, 10:24
-
Beteja e Tiranës dhe diferencat e thella midis palëve
30 Mars, 08:52
-
Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’! Arrestohet autori
29 Mars, 21:52
-
Përplasje me thika dhe armë zjarri në Kavajë, 2 viktima, njëri kishte përdore fëmijën! Konflikti nisi 3 ditë më parë, sot u takuan për 'sqarim' (EMRAT)
29 Mars, 19:21
-
‘Agjenda 2030’ e miratuar nga OKB/ Shqipëria, pionere e Objektivave të Zhvillimit të Brendshëm, nisma mbështetet dhe nga violinisti i njohur Olen Çezari
29 Mars, 18:51
-
FOTOT/ Kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita! Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës, do të paditen në prokurori
29 Mars, 17:14