Artisti britanik, Alfie Radley, ka shpenzuar rreth dy vite për të ndërtuar një skulpturë në formë engjëlli me rreth 100 mijë thika.
 
Kjo skulpturë u bë me qëllim të kujtohen viktimat që kanë humbur jetën nga sulmet me thika në Britaninë e Madhe.
 
Qendra Britanike e Hekurudhave, e cila nisi këtë projekt të Radley, ka nisur me programin “Shpëto një jetë, dhuro një thikë”.
 
Thikat e dhuruara janë pastruar mirë dhe janë siguruar që të mos të jenë të mprehta.
 
Krijuesi i kësaj skulpture të veçantë që mbart një mesazh të madh ka nisur një peticion për ta vënë skulpturën në sheshin Trafalgar në Londër me qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për këtë çështje.

[gallery]23307[/gallery]
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com