Dy vjet nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi, në Korçë qytetarët ndezin qirinj, homazh për viktimat

KORÇE- Dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që solli humbjen e jetëve të 57 personave,midis tyre edhe shqiptarë, Korça solidarizohet me protestën në Greqi “Nuk Kam oksigjen”.

Qytetarët u mblodhën në sheshin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”për të kujtuar por njëkohësisht për t'i qëndruar pranë familjeve që luftojnë për drejtësi.

Qytetarët ndezën qirinj si homazh për të rinjtë studentë, bij emigrantësh shqiptarë dhe gjithë viktimat e tjera që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi.

Në gjithë Greqinë janë thirrur protesta ndërsa sot shënohen 2 vite nga tragjedia e përplasjes së dy trenave në afërsi të Larisës. Përplasja fatale e 28 shkurtit 2023 u mori jetën 57 personave, mes tyre edhe 6 shqiptarë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

  Lamtumirë Dhionis Kotmilo, kryetari model i bashkisë drejtoi Korçën në vitin pas '97! Të afërm: Kaloi periudhë të vështirë, por gëzoi respekt! Ishte simbol i kryebashkiakut të ndershëm

Lamtumirë Dhionis Kotmilo, kryetari model i bashkisë drejtoi Korçën në vitin pas '97! Të afërm: Kaloi periudhë të vështirë, por gëzoi respekt! Ishte simbol i kryebashkiakut të ndershëm