Dy vjetori i vdekjes së volejbollistit
të Teutës, e ëma: Drejtësi!

Dy vjetori i vdekjes së volejbollistit<br />të Teutës, e ëma: Drejtësi!
Dy vjet nga vrasja e volejbollistit Juxhin Guza, nëna e tij ndihet ende e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare për zbardhjen e krimit të rëndë, për të cilin i kanë premtuar se do të bëhet gjithçka për gjetjen e autorëve.

Premtime i kanë dhënë ministri i Brendshëm, Flamur Noka dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, por sot që ajo përkujton dyvjetorin e vdekjes së djalit të saj 24-vjeçar, ajo bën sërish apel për gjetjen e autorëve që i morën jetën të birit. “Kam kërkuar që të zbardhet vrasja e djalit tim, por nuk kam gjetur drejtësi.

Sot mbushen dy vite dhe askush nuk më ka dhënë përgjigje. Madje më thanë që edhe mjekët vazhdojnë të punojnë në spital dhe nuk është zbatuar vendimi i gjykatës së Apelit. Unë kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Të gjenden vrasësit e tim biri” thotë Irma Guza nëna e Juxhin Guza. Vrasja e trefishtë e volejbollistit Juxhin Guza, s'ka ende autorë:

Vrasësit u zhdukën në errësirë, mjekët vazhduan punën në spital të patronditur dhe drejtësia punon me një gjyqtar, në vend të treve.



Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici! Ikën edhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici! Ikën edhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja kush e zëvendëson