TIRANE - Dy zjarre kanë rënë sot në mbrëmje në Tiranë, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Një makinë ka marrë flakë pak më parë pranë vendit të njohur si ura Beshirit në Tiranë.

Makina ka marrë flakë brenda në një servis dhe menjëherë pas makinës zjarri ka përfshirë dhe vetë servisin.

Ndërkohë një zjarr tjetër ka rënë edhe në zonën e vishnjes.

Shkak i zjarrit ka qënë një problem teknik në një transformator.

Nga të dy zjarret fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe zjarret kanë qenë nën kontroll nga zjarrfikëset.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)