Dybala një interist i zjarrtë, zbulohet video ku flet me pasion zikaltër: Jap jetën për këtë klub!

Juventus konfirmoi zyrtarisht se pas 7 sezonesh do të ndahet me Paolo Dybala-n, i cili tashmë thuhet se është shumë pranë Interit. Në Torino argjentinasi ka qenë një idhull, ndërsa tani është zbuluar një video ku që në vogëli ka dashuruar ngjyrat zikaltër. Nëse Dybala dhe Inter do të bashkohen kjo nuk dihet me siguri, por 28-vjeçari duket se nuk e ka aspak problem të transferohet në Milano me parametra zero.

Paulito, Interi ju kërkon, çfarë ndjesie ju jep?

Interesi i Interit është i jashtëzakonshëm dhe mundem vetëm të ndjej emocion dhe krenari për këtë.

Vullneti juaj duket i qartë, kërkoni vetëm Interin për të ardhmen.

Po është e vërtetë, më ka goditur shumë interesimi i zikaltërve që më kanë treguar sa më duan. Agjentët e mi ma kanë konfirmuar, është një nga klubet më të rëndësishme në botë dhe për këtë entuziazmi im është në qiell.

“Është një talent i pastër”, ka thënë Zaneti për ju…

Kur kam luajtur në ndeshjen e bamirësisë për fondacionin e tij e kam njohur dhe nuk do e harroj kurrë. Është një personalitet, dhe fjalët e tij më bëjnë shumë krenar. Do të doja shumë që të kisha një karrierë të ngjashme me të në të ardhmen.

A ndiheni pranë zikaltërve? Për ju Interi është ëndërr apo realitet?

Që kur Interi është i interesuar për mua jam ndier gjithmonë shumë pranë dhe mund t’ju them që nëse do të më jepet mundësia për të mbrojtur fanellën zikaltër do të jap jetën time për ta bërë. Interi është një… ëndërr reale. Punoj çdo ditë për t’u përmirësuar dhe për të përmbushur ëndrrat e mia dhe Interi është një prej tyre.

Keni folur me ndonjë nga drejtuesit zikaltër? Çfarë dini për tifozërinë zikaltër?

Unë jo, por përfaqësuesit e mi kanë folur me ta. Ndërsa tifozërinë e kam parë sa e duan klubin. Ka shumë kore dhe ovacione dhe për çdo lojtar këto gjëra gjenerojnë një motivim të lartë.

Ndërsa ëndërroni që në fanellën zikaltër të shkruhet Dibala, cilin numër do të donit poshtë emrit?

Ehh, nuk e mohoj, më pëlqen numri 10…

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat