Pas humbjes në Champions League ndaj Barcelonës ,Juventusi në kampionat nuk mund të gabojë dhe e rinis me këmbën e duhur.
Në Mapei Stadium bardhezinjtë e Allegrit mposhtin 3-1 vendasit e Sassuolo falë një super Paulo Dybala dhe koleksionojnë fitoren e katërt në po kaq ndeshje me 12 pikë.
Në ndeshjen e 100-të me fanellën bardhezi argjentinasi Dybala mahnit duke realizuar tregolëshin e dytë sezonal.
Tre golat e shënuar nga argjentinasi në minutat 16-të,49-të dhe 63 janë njëri më i bukur se tjetri. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Politano.
“Më quani Trybala por mos më krahasoni me një mit si Messi” ka thënë numri 10-të pas ndeshjes.
Milani rikthehet tek fitorja duke mposhtur Udinesen 2-1 ndërkaq Napoli ka fituar me poker ndaj Beneventos 6-0.Napoli, Juve dhe Inter kryesojnë Serinë A me nga 12 pikë.
Përfundon pa gola Derbi i Londrës mes Chelseat e Arsenalit
Derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit ndeshja më e rëndësishme e javë së 5-të të Premier League përfundon pa gola.
Një ndeshje shumë e luftuar dhe me intensitet dhe me pak futboll efektiv u jep nga një pikë skuadrave të Contes dhe Ëenger.
Në pjesën e parë ishin rastet më të pastra me Pedro dhe Ramsey ndërsa në fund të takimit David Luiz ndëshkohet me karton të kuq.
Me këtë barazim blutë e Londrës ngjiten në kuotën e 10 pikëve ,3 më pak se City kryesues.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com