Iniciativa për të hapur dyert e Parlamentit është shoqëruar edhe me një shpresë të qytetarëve për të takuar ligjvënës e për t’ia shprehur problemet që ata kanë. Disa qytetarë kanë folur për mikrofonin e Report Tv, duke shprehur emocionet por dhe kritikat për parlamentarët.

“Duhet të ndjehesh shumë mirë po të ketë njerëz të përgjegjshëm për këtë komb, ne sapo zhvilluam një seancë të improvizuar dhe miratuam 5 ligje, që populli i kërkon dhe të tre grupet parlamentare pasi diskutuan miratuan unanimisht këto 5 ligje. Populli siç ka duruar 50 vjet nën regjimin e kaluar po shkon 30 vjet duke duruar dhe populli shkon në një moment të caktuar ku populli ngrihet dhe klasën e pa përgjegjshme e përmbys. Iu bëj thirrje intelektualëve të pa inkriminuar qoftë jashtë ose brenda vendit të marrin situatën dhe drejtimin e shtetit.

Në radhë të parë në të gjithë botën duan që ta shtojnë popullsinë e vendit të tyre ndërsa shqiptarët duan ta pakësojnë. Një gjë të tillë e kanë bërë parlamentarët e tanishëm të cilët kanë nxjerrë një ligj për minoritetet dhe në veçanti për komunitetin bullgarë të Gollobordës, që nuk ekziston absolutisht minoritet bullgar në Gollobordë. Ky është një ligj jo vetëm antikushtetues por edhe tradhtar, të cilët tradhtojnë vendin e tyre. Golloborda ka luftuar me qindra vite kundra Bullgarisë, e cila ka kërkuar të na gllabërojë. Erdha këtu me shpresën se do të kishte ndonjë parlamentar që t’ia bëja me dije.

Po unë si qytetare, si një nënë e braktisur prej 25 vitesh kam ngelur viktimë pasi më ka humbur çdo e drejtë dhe fëmijët e mi i kam në emigrim prej 5 vitesh pa i parë dhe jam shumë e shqetësuar. Kam hyrë në borxh sa skam ë dhe kam kërkuar ndihmë emergjente tek Bashkim Fino, më kanë dhënë ndihmë dhe asgjë skam parë dhe sot jam në udhëkryq”, shprehen qytetarët.

Me rastin e Festave Kombëtare Parlamenti hapi dyert për qytetarë. Përgjatë dy ditëve sallën e Parlamentin e vizituan qindra qytetarë.

Er.K/Shqiptarja.com