TIRANË- Bizneset janë kundër ndryshimeve fiskale të propozuara nga Ministria e Financave për dyfishimin e gjobave ndaj bizneseve që konstatohen të paregjistruar, që nuk lëshojnë kupon tatimor apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimore. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka ndryshimet në ligje të ndryshme janë një paketë fiskale e pa konsultuar.
“Ne kemi propozuar që gjobat të jenë minimale dhe të ekzekutueshme dhe mos bëhen subjektive apo të rënda për biznesin. Sa më e vogël të jetë gjoba aq më shumë ndërgjegjësohen njerzit dhe sa më shumë të ekzekutueshme të jenë ato aq më shumë ndërgjegjësohen që nuk duhet të bëjnë shkelje ligjore”, u shpreh Jaka.
Ndër të tjera Jaka argumenton se edhe vendimi i qeverisë që detyron ndërtuesit që të sigurojnë pallatet, apartamentet me 10 vite, është i pajustifikueshëm dhe sjell kosto shtesë.
“Të gjithë ndërtuesit janë të detyruar të sigurojnë pallatet e tyre për shitjet. Sigurimi është individual dhe për atë që ka pronën nuk mund të jetë sigurimi detyrim për ndërtuesit. Ndërtimi gjendet në një kolaps total sepse nuk gjen dot mundësinë e bashkëpunimit dhe kordinimit me institucionet”, deklaroi ai.
Kreu i Dhomës së Tregtisë po ashtu ka komentuar edhe nismën ligjore të Ministrisë së Financave atë të fiskalizimit duke e cilësuar si pozitive por që nëse vendi nuk mbulohet me internet mund të rezultojë e pasuksesshme.
Fiskalizimi është projektligji që synon monitorimin në kohë reale të të gjithë shitjeve dhe blerjeve që kryhen nga biznesi.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emetohet eurobondi 650 mln euro me interes 5%! Shlyerje deri në vitin 2035
14 Shkurt, 14:37
-
Plani i të ardhurave vjet, nuk u realizua me 45 mln euro! Më 2024 u mblodhën 659 mln euro më shumë se më 2023, zhvlerësimi i euros ndikoi negativisht
2 Shkurt, 16:50
-
Shpresë për eksportuesit! Euro 'ngre kokë' për herë të parë prej gushtit të 2024-ës
29 Janar, 15:22
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
O palle ari ku ke pare ti qe gjoba e vogel i ndergjegjeson me shume njerezit se gjoba e rende?! Shko bej filma jashte dhe shit pa kupon, te vjen gjoba gjobe me mijera Euro dhe te hiqet licensa per te tregtuar. Frika i fut ne sistem njerezit, jo ledhatimet qe kane pasur deri tani. Bejne mbi 1 milion lek xhiro ne dite dhe gjobiten vetem 50 mije lek se nuk leshon kupon, asgje po ta krahasosh me aktivitetin e paligjshem mujor dhe vjetor qe ben nje subjekt i tille tregtar. Dyfishim dhe trefishim madje. Kush do te beje biznes le te beje, te tjeret boll u qurraviten, te shkojne te punojne per te tjeret ne fasoneri e ku te kete vende te lira pune.
Përgjigju