Dyfishohen pagesat/ 14.5 mld lekë për 13 koncesione! Pjesën e Luanit e merr rruga e Arbrit

TIRANË- Dyfishohen pagesat për koncesionet në vitin 2021. Qeveria ka parashikuar që për pagesat e koncesioneve të shkojnë 14.5 miliardë lekë nga 7.8 miliardë lekë që janë parashikuar në buxhetin aktual të rishikuar 3 herë. Sipas tabelave të relacionit të projektbuxhetit në vitin e ardhshëm do të financohen 13 kontrata koncesionare aktive, dhe pjesën e luanit do e marrë koncesioni i rrugës së Arbrit.

Sipas tabelave ky projekt në vitin 2021 do të marrë nga buxheti i shtetit 4.1 miliardë lekë, nga 1.6 miliardë lekë që është parashikuar në rishikimin e fundit të buxhetit për këtë vit.

Projekti i dytë më i shtrenjtë është sterilizimi, që do ti jepen në vitin e ardhshëm 1.7 miliardë lekë. Në total të katërta koncesionet e shëndetësisë do ti kushtojnë buxhetit të shtetit vitin që vjen 4.6 miliardë lekë. Koncesioni i laboratorëve do të marrë 1.2 miliardë lekë, i Check UP merr 876 milionë lekë dhe i dializës 779 milionë lekë.

Projekti i tretë që do të marrë pjesën më të madhe të pagesave do të jetë shërbimi i skanimit në dogana pritet të marrë 1.58 mld lekë, nga 1.1 mld lekë këtë vit. Koncesioni i katërt më i shtrenjtë që do të marrë 1.38 miliardë lekë në vitin që vjen është projekti për “Ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, Tiranë”. Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit pagesa e është 49.1 milionë lekë dhe për inceneratorin e Fierit do të jepen 725.5 milionë lekë.

Ndërsa 2 projektet e kontestuara gjatë viteve të fundit Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat të cilat u shtynë si pasojë e pandemisë COVID-19, do të jepen në total 458.9 milionë lekë. Në listën e pagesave është futur edhe një koncesion i ri që pritet të nisë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore të Bashkisë Tiranë, që do të ketë një pagesë prej 685 milionë lekë në vitin që vjen.

Viti 2021 pritet të ketë pagesat më të larta të koncesioneve por që përsëri mbetet nën kufirin e lejuar të financimit. Në buxhetin 2021 pagesat tatimore përbëjnë 3.7 % të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2021, ndërsa kufiri i lejuar është 5%.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liri: 22/10/2020 20:59

    PRANDAJ EDI RAMA I JEP PJESEN E LUANIT RRUGES TE ARBRIT SEPSE ATY BEHET KOLLAJ VJEDHJA NE RRUGE MALORE ,,JO RA SHKEMBI KETU,,JO KEMI CA PENGESA TEK KY TUNELI KETU DHE RRUGA NGA TRE VJET SHKON 10 VJET,,C'DO VIT AKORDON FONDE PER KETE RRUGE DHE VJEDHJA SHKON REHAT 100 MILION EURO ASHTU SIC U VODH NE RRUGEN TJETER MALORE TE KUKESIT DHE ELBASANIT,,VJEDHJA ESHTE ARSYEJA PSE ZGJIDHET DHE TUNELI I LLOGARASE ASGJE NUK ESHTE RASTESORE...KUR MUND TE ANASHKALOHET KY TUNEL NE ZONE FUSHORE....VJEDHJE,DHE VETEM VJEDHJE.....RROFSH O EDI RAMA NA KENAQE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë