Dyfishohen viktimat nga COVID-19 në Kosovë/ 289 raste të reja dhe 14 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Dyfishohen viktimat nga COVID-19 në Kosovë/ 289 raste të reja dhe 14 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 289 persona dhe janë regjistruar 14 viktima. 

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë, pasi dje janë raportuar 296 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri i viktimave është dyfishuar pasi dje ishin 7.

Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 57.317, ndërkohë që numri i viktimave është 1.447 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit është 303.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Disa ditë më parë qeveria kosovare ka aprovuar masa të reja anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë