Dyfishohet numri i të prekurve
nga HIV/AIDS në Lezhë

Dyfishohet numri i të prekurve<br />nga HIV/AIDS në Lezhë
Brenda një viti është dyfishuar numri i të prekurve nga sëmundja HIV/AIDS në qytetin e Lezhës.

Statistikat janë prezantuar në Ditën Botërore të luftës kundër kësaj sëmundjeje nga nëndrejtori i shëndetit publik Besmir Frroku.

Meshkujt rezultojnë të jenë më të prekurit ndërsa thuajse në të gjitha rastet sëmundja është transmetuar nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.
 
Frroku shprehet se këto shifra duhet të merren me rezerva pasi numri i personave që kryejnë analiza mbetet ende i ulët.

Kryerja e analizave është një nga kushtet që ndihmon për të parandaluar dhe diagnostikuar në kohë sëmundjen, ndaj edhe fushata e sensibilizimit në Lezhë është fokusuar kryesisht tek ndërgjegjësimi për mbrojtjen nga HIV AIDS. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike