Dymbëdhjetë pyetje retorike për Sali Berishën

Dymbëdhjetë pyetje retorike për Sali Berishën

Sali Berisha

Pamë ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të kohës kur qeveriste Berisha të cilët sot akuzohen nga media dhe opinioni publik, por edhe po hetohen nga drejtësia për korrupsion. Pamë oligarkë të cilët e nisën rrugëtimin e “pasurive në prehër” në kohën që Berisha u rikthye në pushtet dhe sot me Edi Ramën po pëlcasin nga pronat, punët publike dhe koncesionet. Pamë drejtues mediesh “non grata” dhe që nuk i qasin në ambasadën amerikane, të cilët në kohën e Berishës nga “botues” nisën rrugëtimin dhe sot me Ramën janë shndërruar në oligarkë, përfitues koncesionesh dhe pronash shtetërore.

Pamë ish drejtorë policie, ish-bashkëpunëtorë të sigurimit dhe ish-zyrtarë të shtetit të shndërruar tani në opozitë, në biznesmenë “të suksesshëm”. Pamë gjithë deputetët dhe zyrtarët e lartë të PD-së së “dështuar” kur udhëhiqej nga Lulzim Basha, të cilët në atë kohë e kishin rrethuar. Pamë edhe Ilir Metajn i cili kur bëri koalicion me Edi Ramën në vitin 2013 i thirri të gjithë demokratët që ishin ende në punë, nga pastruese, mësues e deri në rangje të larta të administratës dhe i vuri përpara alternativës: Ose merr teserën e LSI, ose dil në rrugë dhe bëj opozitë! Pamë edhe Ridvan Boden, ish financierin e Berishës, të cilin Rama e ka futur në Bordin e Bankës Kombëtare, si ndërlidhës dhe garant të oligarkëve të përbashkët. Pikërisht aty në atë sallë të mbledhur rreth Sali Berishës të izoluar dhe të damkosur nga Perëndimi, pamë tablonë e qartë të 32 viteve tranzicion dhe dëshminë e gjallë, se përse nuk bëhet kurrë Shqipëria deri sa të jenë këta në skenë. Mungonte fizikisht Edi Rama por ishin aty ortakët e tij në politikë, medie e biznes. Dhe mbi të gjitha, aty në krye të vendit ishte portofoli i përbashkët!

Por le të bëjmë tani disa pyetje retorike, që na lindin kur shohim këtë tablo:

Si ka mundësi që të gjithë oligarkët, ata që marrin tendera e koncesione ishin aty e më herët te dasma e familjes Berisha, kurse Lulzim Basha dhe eksponentët e tjerë të PD-së properëndimore na bëkan biznes me Edi Ramën?!

Si ka mundësi që të gjithë ish- ministrat e akuzuar për korrupsion dhe që sot kanë dosje në prokurori, janë grusht-bashkuar rreth Sali Berishës?!

Si ka mundësi që ata të cilët kanë negociuar gjithmonë me Edi Ramën nga zyra e Sali Berishës, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, sot janë në krah të tij?!

Si ka mundet që të gjithë ata që janë listuar nga Britania e Madhe si lidhje kriminale dhe korruptive të  Sali Berishës, vazhdojnë të investojnë ndërmarrjen e tij politike dhe i qëndrojnë në krah me vetëmohim?!

Si shpjegohet që të gjitha mediet që shumëfishuan pasuritë nën qeverisjen e Edi Ramës, mbështesin Sali Berishën?!

A ishte Sali Berisha ai që mburrej nëpër studio televizive, se ishte i pari që kishte kërkuar djegien e mandateve dhe, a ishte ai që kërkoi bojkotimin e zgjedhjeve?!

Si ka mundësi që Sali Berisha mori menjëherë në gjirin e tij ata që qëndruan në parlament, duke i siguruar qëndrueshmëri qeverisë së Edi Ramës dhe sabotuan së bashku Reformën Zgjedhore, e cila e fuste opozitën në garë fituese?!

Ai qëndruan dhe vepruan me kartonët e tyre aty, me urdhër të Sali Berishës?!

A ishte ky nderi që i bëri Edi Ramës, për të mbrojtur veten dhe familjen e tij?!

Të gjithë e dinë se Edi Rama nuk rezistonte dot asnjë javë nëse deputetët që sot janë në skalionin e parë te Rithemelimi, nuk do ti mbanin mandatet.

Përse sot të gjithë analistët e Edi Ramës janë hedhur në krah dhe në mbrojtje të Sali Berishës, me në krye Baton Haxhiun?!

Dhe e fundit; ku i merr Sali Berisha milionat e eurove që janë shpenzuar për 5 xhiro Foltore nëpër Shqipëri, 2- 3 palë zgjedhje në gjithë Shqipërinë, Kuvend madhështor në stadium, qindra salla takimesh e nga 2-3 herë në ditë konferenca për shtyp. Kush i paguan faturat, rroga për të gjitha këto?!

Nga burojnë këto miliona euro dhe a janë paratë e korrupsionit të djeshëm dhe të sotëm?!

Mjaftojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve, (me përgjigjen brenda në fakt), për të mësuar se kush është aleat me Edi Ramën; kush i ka shërbyer dhe vazhdon që ta bëjë.

Mbi të gjitha: Kush po e shkatërron PD-në në funksion të këtij pakti!

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 14/12/2022 09:45

    Me ne fund dikush e tha ne shtyp.Poli pasi e pa nga brenda te Syri si ishte puna e kuptoi. Qe zgjedhjet i shiti Berisha. Luli vocerr beri nja dy gabime duke i vene gjobe Ulajt e ndonje tjetri. Saliut dhe Edi Rames i intereson ndarja veri jug e partive duke mbajtur nje berthame 10% qe voton per ta sidooqfte qe urrejne pa arsye ( fshataret me te lodhur lokalist te cileve u duken Kuksianet apo Tepelensit me te larget se Kinezet). Nuk mund te lejonin keta qe Pd te spostohej ne jug e te behej Parti Kombetare. Atyre u intereson qe Pd ta votojn vetem hajdutet ekstremist te veriut dhe Ps hajdutet ekstremist te jugut pa asnje ideologji te dyja palet.Ps sipas tyre duhet te jete Parti e jugut dhe te afroj vetem hajdutet dhe kriminelet e veriut per te perforcuar ndarjen. Si ka mundesi shumica e Tropojes apo veriut jane te djathte dhe shumica e Tepelenes jane te majte. Po te bisedosh me ta e te hysh ne detaje mund te kete me shume tepelenas qe perkrahin ideologjine e djathte dhe me shume tropojane qe votojne Pd por ideja e tyre per ekonomine eshte e majte. Por nuk votohet keshtu por mbi bazen e Sales apo gjyshit partizan , pa lidhje. Sala me Ramen pasi u rrezikuan e riperterin serisht kete ndarje. Kujt i intereson kjo ndarje e rrezikshme. Vec atyre mbase edhe disa te huajve.

    Përgjigju
  • Blooomm: 14/12/2022 00:12

    Më qartë, pastër dhe pa gabime nuk ka! Por ky popull dele nuk ka për të ndryshuar kurrë e këta çakej do vazhdojnë ta shqyejnë e ndajnë Shqipërin derisa të mos mbetet gjë. Ju zëntë mallkimi jonë e jetofshi sa më gjatë e vuafshi për ata që doni më shumë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës