Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës "Chamber Fest Durrës 2015?, i cili në edicionin e tij të 10-të ka hapur siparin në datën 4 korrik në ambjentet e Muzeut Arkeologjik  të Durrësit, është pritur mjaft mire nga publiku, i cili ka përjetuar emocione mjaft të veçanta nga ky zhaner muzikor dhe instrumentitstët që e kanë performuar.
Festivali i organizuar nga shoqata "Arti dhe kultura italo-shqiptare", krijuar në vitin 2004 në Durrës me nismën e disa artistëve durrsakë, vit pas viti ka plotësuar fizionominë e tij duke u bërë tashmë një aktivitet i mirëpritur nga publiku artdashës durrsak, por gjithashtu i njohur dhe i vlerësuar edhe përtej Shqipërisë.
Vilinisti Klajdi Sahatçi dhe pianistja Merita Rexha Tëshana
Koncertet e instrumentistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, Maqedonia, etj, artistë si Merita Rexha Tërshana, Ermir Abeshi, "Milano Chamber Orchestra", Daniel Auner, Aristidh Prosi, Nevila Kalaja Herczegh, Konstantin Ilievsky etj, kanë dhuruar mjaft emocione në interpetimet dyshe të muzikës së dhomës.
Dyshja gjermano-shqiptare, violonçelisti Joel Blido dhe pianisti Marin Gjollma startuan edicionin jubile, ku në mbrëmjen e 4 korrikut  interpretuan  vepra  nga autorë të mëdhenj të muzikës klasike si, Schumann, Beethoven apo Tschaikowski.
Vikena Kamenica instrumentistit italian Firzamoniçistit Pierpaolo Petta dhe Keli Band
Ndërkohë që mbremja e 5 korrikut solli për publikun një tjetër dyshe në Muzeut Arkeologjik  të Durrësit, ku violinist i njohur Klajdi Sahatçi dhe pianistja Merita Rexha Tëshana dhane një koncert mjaft të suksesshëm dhe te duartrokitur nga publiku.
Mbrëmja e 6 korrikut ishte mbrëmja e  mexosopranos së njohur në skenën shqiptare, këngëtares Vikena Kamenica, instrumentistit italian Firzamoniçistit Pierpaolo Petta dhe Keli Band.
Artistët intepretuan  një koncert  me disa pjesë të kompozitorëve Zef Çoba, Agim Krajka,  Muharrem Qena dhe pjesë të përzgjedhura nga muzika jazz, të cilat të përpunuar nga formacioni muzikor që drejtohej nga Brikel Guga, ndezën atmosferën dhe provokuan duartrokitjen e artdashësve të pranishëm.
Ndërkohë që në 3 koncertet e mbetura, ato të datave 8, 11 dhe 12 korrik, nuk do të mungojnë suprizat dhe të ftuarit e njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet ku jetojnë.
Mbrëmja e të mërkurës (8 korrik ora 20:00) , do të sjellë në skenën e Muzeut Arkeologjik  të Durrësit 2 pianiste, 2 emra si, Mirela Koka Sykja dhe Fatmira Keta.
11 korriku premton një tjetër sukses të këtij edicioni të 10-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës "Chamber Fest Durrës 2015? dhe këtë e dëshmon emri i violinistit Regi Papa dhe pianistit Endri Nini, të cilët do të luajne dyshen qe ka ngjallur një interes mjaft të madh nga publiku i veçantë i këtij festivali.
E diela e 12 korrikut do të mbylle edhe edicionin jubile të "Chamber Fest 2015? me koncertin e Ansamblit "Stinët", ansambël qe do të vijë nën drejtimin e Konstantin Ilievsky, Wolfgang David në violinë dhe nxënësit e aster Klasave.