Dyshime për përgatitjen e një sulmi terrorist, arrestohen disa persona në Danimarkë

Dyshime për përgatitjen e një sulmi terrorist, arrestohen disa persona në Danimarkë

Foto ilustruese

Policia e Kopenhagen dhe Shërbimi Danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET) thanë sot se kishin kryer disa arrestime në një aksion që përfshinte gjithë vendin pasi kishin dyshime për përgatitjen e një sulm terrorist.

"Kjo është jashtëzakonisht serioze. Për disa vite, ne kemi parë se ka njerëz që jetojnë në Danimarkë që nuk na urojnë mirë. Kemi parë kush është kundër lirisë sonë dhe kush është kundër shoqërisë daneze, me gjithçka që ajo përfshin", tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen në një takim me ministrat e BE-së në Bruksel, raporton Reuters.

Ajo nuk dha detaje se cilët ishin sulmuesit e dyshuar. PET për më shumë se një dekadë ka paralajmëruar kundër sulmeve të mundshme dhe që nga viti 2010 ka mbajtur nivelin e tij të alarmit terrorist në 4 në një shkallë nga 1-5.

PET pranoi në gusht se kërcënimi ndaj Danimarkës ishte intensifikuar pasi aktivistët anti-islamik dëmtuan disa kopje të Kuranit gjatë verës, por tha se në atë kohë nuk kishte asnjë arsye për të rritur alarmin në nivelin më të lartë.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë