12 masa sigurie janë zbatuar nga gjykata pas kërkesës së prokurorisë së Durrësit pasi dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve kanë “grabitur” afro 80 mijë metra katrorë tokë shtetërore gjatë vitit 2022.

Në total në dosjen e prokurorisë figurojnë 6 përfitues Shaqir Sheshi, Viktor Mataj, Arjanit Mata, Besnik Xhafa dhe Fiqeret Xhafa të cilëve u është caktuar masa arrest shtëpie për mashtrim edhe falsifikim dokumenteve, ndërsa  Ramazan Sheshi të cilit i është caktuar masa arrest me burg pasi i është shtuar edhe akuza për  pastrimin e parave.

Të 6 këta kanë paraqitur dokumente të falsifikuara pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe më pas me ndihmën e disa zyrtarëve të Kadastrës. Në mesin e zyrtarëve bëhet fjalë dhe për ish-drejtorin e Kadastrës Durrës, Ardian Kona, i afërmi i Monika Kryemadhit, i cili është arrestuar dhe më herët për përfshirjen në të njëjtën skemë kriminale mashtrimi.

Për tjetërsimin e 27.550 metra katrorë nga Shaqir Sheshi, është bërë dhe falsifikimi i firmës i disa zyrtarëve të Kadastrës, ish-regjistruesit Bedri Luku, ish-specialistet juriste Shpresa Kaloshi dhe Alma Çeka.

Sipërfaqet e tokave të falsifikuara dhe përfituesit
27.550 m²                     Shaqir Sheshi
18.000 m2                    Ramazan Sheshi
14.228 m²                     Viktor Mataj
6.000 m²                      Arjanit Mata
3.800 m²                       Besnik Xhafa
11.000 m²                     Fiqeret Xhafa

 

Masa e sigurisë ‘arrest me burg’
Ramazan Sheshi – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Adrian Kona – i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Bledar Zerba – i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Rovin Zeqja – i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’
Shaqir Sheshi – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Viktor Mataj – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Arianit Mataj – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Besnik Xhafa – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’
Fiqeret Xhafa – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Jonida Mergeja – e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Leandro Dervishi – i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Artur Çobani – i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” 12- Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lajmi në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë