Një efektiv i policie mund të jetë autor i vrasjes së 35-vjeçarit Elton Çiçajt në ish-bllok. Këto dyshime, kanë lindur pas analizimit të pamjeve filmike të autorit të krimit, i cili reagon me shumë qetësi dhe qëllon njëherësh me shumë qetësi.
Për më tepër se 48 orë, policia nuk ka qënë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë autorët e krimit të rëndë, ndërkohë që deri ditën e sotme uniformat blu kanë bërë vetëm shoqërimin e disa personave, si të dyshuar. Burime pranë policisë thanë për “Shqiptarja.com” se autori i krimit e ka njohur viktimën dhe se ai duhet të ketë pasur një kohë të mjaftueshme për të vëzhguar të gjitha veprimet e tij.
Për më tepër, sipas policisë autori i krimit ka pasur dijeni se objektivi i tij Elton Çiça lëvizte i armatosur, dhe për këtë ai ka marrë të gjitha masat që ekzekutimi të bëhej në një ambjent publik, pikërisht aty ku Çiça ndihej më i sigurt. Ky vend është zgjedhur me qëllim që viktima mos kishte asnjë mundësi të reagonte apo të kuptonte diçka kundër tij.
Dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Autori, që në dukje është profesionit ka qëlluar nga afër me armë zjari në mes të lakalit Elton Çiçajn, duke i shkaktuar këtij të fundit dy plagë të rënda. Autori i krimit është larguar me vrap pa u ndaluar nga askush. Mësohet se mes të shoqëruarëve eshte edhe i dyshuari per grabitjen e prindërve të Çiçajt, Ervis Imeri si dhe disa familjarë të të vrarit Roberto Rama, i ekzekutuar në qershor të 2105, gjithashtu i dyshuar për grabitjen e famijes Çiça.
Pak orë pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja e Elton Çiçajt, policia nxorri një urdhër shoqërimi për pronarin e lokalit, Lorenc Sallakun. Lajmi u bë i ditur për mediat nga policia e kryeqytetit. Sipas saj, Sallaku është kërkuar të shoqërohet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të dhënë sqarime në lidhje me publikimin e videos si dhe të disa fotove.
Argumentimi i shoqërimit të tij sipas burimeve të policisë është se ai ka kryer veprime që dëmtojnë sekretin hetimor duke publikuar fotot dhe pamjet.Policia ka pretenduar se Sallaku, ka negociuar me media të ndryshme për të shitur pamjet e kamerave të sigurisë.Pas shoqërimit të tij, nuk ka pasur ndonjë konfirmim për ndalimin apo jo të Sallakut.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com