Fotoja e famshme që ka kohë që arkullon në rrjet dhe që mendohet se i përket dy partizanëve shqiptarë dhe që është bërë në Tiranë në vitin 1944, u risoll dj në vëmendje nga ish-drejtori i arkivave në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, i cili duke e ripublikuar, ngrinte dyshime të forta lidhur me homoseksualizmin në radhët e partizanëve.

Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë. Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës. Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin”, - shkruante ndër të tjera Dervishi.

Por gazetari dhe analisti Dritan Hila e sheh ndryshe dhe mendon se për rastin në fjalë po përpiqet të spekulohet. Hila jep të dhëna se bëhet fjalë për një puthje tradicionale ortodokse.

Spekulimet me nje foto.

Kjo eshte nje foto qe eshte hedhur se fundmi si deshmi e homoseksualitetit ne rradhet e partizaneve. Nuk dua ti hyj nese kishte te tille apo jo mes tyre pasi me siguri qe kishte. Homoseksualet te hapur ose jo jane pjese e fashes se popullsise. Por ne kete foto ka nje spekulim te hapur. Pasi sado i pranishem te kete qene ne rradhet e nje ushtrie, asnjehere nuk eshte deklamativ. Duke iu rikthyer fotos, kjo puthje shpjegohet me zakonin ortodoks te puthjes se dy miqve ne buze pasi nuk jane takuar per nje kohe te gjate ose do ndahen per nje kohe te gjate, ashtu siç ortodokset kane gjithashtu puthjen tre here ne faqe si simbol i trinitrise se shenjte. Kush ka lexuar veprat e klasikeve ruse e ka te qarte kaq pak gje. Ne rradhet e partizaneve shqiptare kishte shume ortodokse. Me formimin dhe shumimin e brigadave partizane, miq te vjeter apo kusherinj, here ndaheshin dhe here bashkoheshin. Ndaj partizaneve te tjere nuk iu ben pershtypje ky fakt.  Per ata qe i hyjne historise me kembe, po sjell edhe nje foto te dy burrave te tjere, udheheqes shtetesh, qe edhe nese ishin homoseksuale, nuk kishin pse e benin ne publik”, - mendon ish-zv.ministri i Mbrojtjes.

 

Puthja mes dy udhëheqësve të shteteve

fo

Puthja mes partizanëve në Tiranë më 1944

par

Mendimi i Dritan Hilës për çëshjten

hila

s.k/Shqiptarja.com