Dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, ish-kreu i Federatës së futbollit mbërrin në Spanjë! Gati arrestimi i Rubiales

Dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, ish-kreu i Federatës së futbollit mbërrin në Spanjë! Gati arrestimi i Rubiales

Luis Rubiales, ish-kreu i futbollit spanjoll

Ish-presidenti i RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit), Luis Rubiales u detyrua të jepte dorëheqjen dhe më pas u dënua me pezullimin nga të gjitha funksionet e lidhura me futbollin për tre vjet pas një puthjeje jo konsensuale dhënë lojtares së kombëtares iberike Jenni Hermoso gjatë fitores së Spanjës në Kupën e Botës për Femra 2023.

Së fundmi, një urdhërarresti është lëshuar edhe kundër Rubiales për pastrim parash të lidhura me zhvendosjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, për të cilën ish-numri një i futbollit spanjoll do të kishte marrë tokë në këmbim në vendin e Gjirit.

Paraditen e kësaj të mërkure avioni që mbante edhe Rubiales ka zbritur në Madrid, me ish-kreun e Federatës që prej dy muajsh ndodhej në Republikën Domenikane. Tanimë ai do duhet të jap llogari para drejtësisë, ndërkohë që mbrojtja shpreson që ai të hetohet në liri dhe mos dërgohet në paraburgim, ashtu siç bëjnë me dije mediet spanjolle.

Për kalimin e Superkupës spanjolle në Arabinë Saudite, policia para disa ditësh bastisi zyrat e Federatës së Futbollit Spanjoll dhe deri në këtë moment janë arrestuar pesë persona, ndërsa disa të tjerë i kanë humbur funksionet që mbanin për shkak të lidhjes me këtë çështje e cila po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë