Kombëtarja e Zvicrës u ndal 1-1 nga Katari në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Botës. Helvetët kaluan në epërsi falë golit të Breel Embolo nga penalltia në minutën e 17-të. Megjithatë, goli shkaktoi menjëherë polemika për shkak të dyshimeve për një pozicion jashtë loje në aksionin që parapriu fitimin e penalltisë.
Aksioni nisi me një depërtim të Remo Freuler, i cili u rrëzua në zonën e penalltisë nga portieri i Katarit, Mahmoud Abunada. Gjyqtari akordoi penallti, ndërsa vendimi për faullin nuk u kontestua.
Megjithatë, VAR-i e shqyrtoi situatën për disa minuta, pasi ekzistonin dyshime se Freuler mund të kishte qenë në pozicion jashtë loje në fillim të aksionit. Pamjet e transmetuara në televizion krijuan përshtypjen se lojtari zviceran ishte përtej vijës së fundit të mbrojtjes, por nuk pati një konfirmim zyrtar.
Në një reagim të mëvonshëm, FIFA ka pranuar se ndodhi një gabim teknik dhe ishte e pamundur që pamjet të transmetoheshin në kohë, ndërsa ka sqaruar se në dy rastet e diskutuara, pozicioni ishte i rregullt, duke treguar edhe pamjet.
"Gjatë ndeshjes Katar - Zvicër në zonën e Gjirit të San Franciskos, një ndërprerje e shkurtër teknike pengoi gjenerimin e grafikës së animacionit të pozicionit jashtë loje përpara penalltisë së akorduar për Zvicrën në minutën e 14-të. Problemi u zgjidh shpejt.
Rrjedha e punës së VAR-it nuk u ndikua nga ky problem dhe ndoqi procedurën normale gjatë verifikimit të vendimit në fushë. Vijat e përdorura nga VAR-i për të kontrolluar pozicionin e lojtarëve përkatës nuk tregonin se lojtari sulmues ndodhej në pozicion jashtë loje në asnjërën nga dy situatat menjëherë përpara vendimit për penallti", thuhet në reagimin e FIFA-s.
During the Qatar vs. Switzerland match in the San Francisco Bay Area, a brief technical outage prevented the onside animation graphic from being generated ahead of the penalty awarded to Switzerland in the 14th minute. The issue was quickly resolved.
— FIFA Media (@fifamedia) June 13, 2026
The workflow of the VAR was… pic.twitter.com/ONpWxXDPE6
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Zvicra e pëson në momentin delikat, Katari i merr pikë në minutën e 94! Xhaka vendos rekord








