Edhe pse helvetët realizuan të parët në fund ndanë pikët me skuadrën aziatike. Në Kaliforni shifrat u zhbllokuan në minutën e 17 nga Embolo, i cili realizoi saktë nga 11-metrat.

Nga ky moment Zvicra uli ritmin dhe ndëshkimi erdhi në momentin më të papritur. Në minutën e 94 Khouki barazoi dhe njëkohësisht vulosi shifrat përfundimtare të sfidës. Zhgënjim i madh te Zvicra, ndërsa festa shpërtheu te Katari. Ky rezultat erdhi në ditën kur kapiteni Granit Xhaka vendosi rekordin si lojtari më me shumë ndeshje, 13, për Zvicrën në Botëror.

Si vinin skuadrat.

Zvicra me kapiten Granit Xhakën do të debutojë sonte në Botërorin 2026, duke patur mundësinë të marrë kreun e grupit B. Për ta bërë këtë helvetët duhet të mposhtin në orën 21:00 në stadiumin e San Francisco-s Katarin, që në letër duke një rival i kalueshëm. Në FIFA Katari mban vendin e 56, ndërsa Zvicra renditet e 19-ta. Në favorin e helvetëve flasin ndjeshëm edhe koeficientët pasi fitorja e tyre kuotohet me 1.2.

Zvicra u kualifikua në Botëror duke prerë biletën direkt nga grupet kualifikuese ku bënte pjesë bashkë me Kosovën, por ndeshjet e fundit ndonëse miqësore, nuk kanë prodhuar rezultate pozitive për trajnerin Murat Yakin. Ndërkohë te Katari arma më e fortë është trajneri Julian Lopetegui, ish-trajner i Spanjës dhe Real Madrid, ndërsa kombëtarja është e përbërë nga lojtarë të cilët vijnë nga kampionati vendas.

 

Në të kaluarën Zvicra dhe Katari janë përballur vetëm 1 herë mes tyre. Një ndeshje miqësore ku aziatikët kanë fituar me rezultatin 1-0.