TIRANE- Bindja e prokurorëve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, se biznesmeni Eduart Belegu është zhdukur pikërisht në magazinat tregtare të shtetasit Thanas Gjinopulli, alias “Nasho”, ka detyruar grupin hetimor të verifikojë në çdo cep, magazinën që ndodhet në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Nëpërmjet një solucioni, që është përdorur dhe nga prokurorët e Hagës, në të ashtëquajturën “Shtëpia e verdhë” në fshatin Gurrë, Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë spërkatur të gjitha ambjentet e magazinës së Nashos, me qëllim gjetjen e gjurmëve të gjakut.
Një veprim i tilë, është bërë në formën e aktit të ekspertimit të ambjenteve të brendshme dhe të jashtme, pasi kishte dyshime të forta se biznesmeni i njohur Eduart Belegu, ishte vrarë pikërisht në ambjentet e magazines dhe më pas trupi i ishte zhdukur. Mirëpo pavarëisisht këtyre dyshimeve, nga spërkatja me solucion i ambjenteve, nuk është përftuar asnjë provë që të provonte dyshimet e grupit hetimor. E gjithë sipërfaqja është spërkatur me solucion kimik, i cili që në kontaktin e parë me njollat e gjakut, kthehet në fosforeshent, duke provuar se në atë zonë në të kaluarën ka pasur gjurmë gjaku. Nëse do ishte kontatuar një gjë e tillë, kishte shumë gjasa që dyshimet e prokurorëve dhe policisë, të shtoheshin akoma dhe më tepër, ndaj Thanas Gjinopullit.
Pozicioni i djalit
Për anëtarët e grupit hetimor të dosjes “Belegu”, në pozicion shumë të dyshimte ka qënë dhe djali i Thanas Manopullit, shtetasi K. Manopulli. Ky i fundit njihej nga strukturat e policisë si person problematik. Në datën 23 mars 2010, kur është zhdukur në mëngjez biznesmeni Eduart Belegu, K. Manopulli, ka qënë në ambjentet e magazinës së bashku me babain e tij, shtetasin tjetër të dyshuar Thanas Manopulli. Për këtë episod, K. Manopulli është pyetur disa herë në Prokurori dhe Policinë e Shtetit, por në asnjë rast nuk janë arritur ti meren të dhëna të vlefshme për hetimin. Manopulli, ashtu si dhe i ati, është mbajtur për një kohë të gjatë nën përgjim dhe mbikqyrje, por nuk janë gjetur prova për të vërtetuar vendodhjen e biznesmenit Eduart Belegu dhe dyshimet për implikimin e K. Manopullit dhe Thanas Manopullit.
Eksperti krimeve
Thanas Gjinopulli, ose siç njihet shkurt me emrin Nasho ka qënë i dyshuari kryesor i prokurorisë dhe policisë së Shtetit, në rastin e zhdukjes së biznesmenit Eduart Belegu. Nasho, emri me të cilin e njohin të gjithë, para viteve 1990 ka qënë mes rradhëve të Policisë Popullore, dhe se gjatë shërbimit të tij në këtë kohë ka mbajtur detyrat si hetues dhe specialist kriminalistike, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pikërisht një ish-ekspert policie në fushën e krimit, ka qënë njeriu më i dyshuar në zhdukjen e biznesmenit Eduart Belegu. Nasho, rezulton të jetë personi i fundit që Belegu ka marrë kontakte në datat e 22 marsit dhe 23 marsit 2010 dhe më pas është zhdukur bashkë me 8 topa me dollarë, që sapo ia kishte marrë Thanas Gjinopullit.
Sipas këtij të fundit, Belegu ka dalë nga magazina tregtare e tij që ndodhet në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, dhe se aty ka takuar dy apo tre persona, dhe më pas gjurmët e tij humbin. Për gati një vit me rradhë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë kryer hetime për të rënë në gjurmët e Belegut, duke pasur përballë një person të dyshuar, që pjesën më ta madhe të viteve të jetës së tij, i ka kaluar në hetuesinë kriminale.
Hetimi, si u bllokua trageti në port dhe kontrolli në kontenjerët me krom
U dyshua se trupi i Belegut, ishte mbyllur në kontenjerët nga puntorët
Gjetja e të vërtetës lidhur me rastin e mistershëm të zhdukjes së biznesmenit të kromit Eduart Belegu, vetëm pak momente pasi ky i funidt ka marrë 8 topa me dollatë nga tregtari Thanas Gjinopulli, ka bërë që prokuroria dhe policia të kryejnë qindra veprime proceduriale. Fillimisht dyshimet kanë qënë në dy pista atë të eleminimit fizik nga puntorët e kompanisë "KUARCI BLACE" dhe zhdukja nga tregtari Gjinopulli. Duke qënë se një ditë para zhdukjes, në 22 mars 2010 Belegu së bashku me ortakun e tij Fatos Pengu dhe disa puntorë të firmës, kanë ngarkuar mineralin e kromit në kontenjerë pranë portit të Durrësit, është vendosur të verifikohet me imtësi çdo puntor por dhe vetë Fatos Pengu.
Skaner kontenjerëve
Dyshimet se Belegu, mund të ishte vrarë në mëngjesin e 23 marsit në portin e Durrësit, pra pas largimit nga magazina e Nashos, kanë detyruar grupin hetimor të bllokojnë nisjen e tragetit që do shkonte në Kinë, me kontenjerët e ngarkuar me mineralin e kromit. Të gjitha amabjentet e tragetit janë kontrolluar me imtësi, por nuk është gjetur asnjë gjurmë. Ndërkohë që një tjetër dyshim i prokurorëve dhe policisë se mos vallë, trupi i biznesmenit ishte futur brenda në kontenjerët e kromit, ka bërë që të hapen të gjithë kontenjerët dhe të kontrollohen me imtësi, por edhe kjo procedurë hetimore nuk ka dhënë rezultat. Njëherësh me këto veprime hetimore janë marrë në pyetje dhjetëra puntorë të kompanisë "KUARCI BLACE", të cilët kanë treguar marrëdhënien e tyre me punëdhënësin dhe disa konflikte të vogla lidhur me vonesat e pagimit të rrogave.
Vëmëndja tek Gjinopulli
Pas kryerjes së verifikimeve në zonën e portit të Durrësit dhe tek puntorët e kompanisë "KUARCI BLACE", që nxirte mineral kromi në zonën e Prrenjasit, e gjithë vëmëndja e policisë dhe prokurorisë është përqëndruar tek tregtari Thanas Manopulli dhe djali i tij K. Manopulli. Pikërisht këta dy persona për gati një vit kanë qënë personat kryesorë që biznesmeni i njohur ka marë kontaktet e fundit, dhe nisur nga kjo situatë, ata kanë qënë dhe të dyshuarit e vetëm të prokurorisë dhe policisë në zhdukjen e ish-këshilltarit të dy ministrave.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com