Një 28-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e Lushnjës në vendin e quajtur 'Rotondo e Plygut'.

Personi në fjalë, me inicialet Z. Gj, i cili po udhëtonte me një mjet tip 'Audi', dyshohet për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Kjo pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 54.700 euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale"