Është zhvilluar sot në Sarandë seanca gjyqësore për mësuesin 60 vjeçar ndaj të cilit rëndojnë dyshime të forta pedofilie.
Ai akuzohet për ngacmime seksuale ndaj të paktën 2 vajzave të moshës 11 dhe 10 vjeç. Rasti i pare u bë publik në Report TV dhe pas publikimit Prokuroria e Sarandës filloi procedimin penal dhe me pas ka marre deshmitë e 2 vajzave të mitura.
Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të, e cila u pranua nga gjykata.
Por kjo e fundit ka shpallur moskompetencë për gjykimin pasi ka argumentuar se nuk ka seksion për të mitur.
Në denoncimin e bërë për Report TV më 28 prill, nxënësja e klasës së pestë në një shkollë në Qarkun e Vlorës, ka rrëfyer se mësuesi i bënte shenja, ndërsa një ditë kur po pastronte e ka puthur, por vajza kishte ikur me vrap. Fillimisht ngjarja është rrëfyer nga nëna e vajzës së mitur, pas një hezitimi të gjatë për shkak të paragjykimeve.
Dy familjet janë konfliktuar me njëra tjetrën për këtë rast dhe ka patur kanosje nga të dyja palët për vetëgjyqësi.