Dyshohet për rrjedhje, mbyllet tubacioni i gazit mes Finlandës dhe Estonisë

Dyshohet për rrjedhje, mbyllet tubacioni i gazit mes Finlandës dhe Estonisë

Gjiri ku gjendet tubacioni nënujor

Një tubacion nënujor i gazit që lidh Finlandën dhe Estoninë u mbyll pas një rënieje të papritur të presionit, që me gjasë është shkaktuar nga një rrjedhje. Kështu tha kompania finlandeze e sistemit të gazit, Gasgrid, dhe operatori estonez, Elering.

Gasgrid tha se shkaku i rrjedhjes ende është i paqartë, por aktualisht furnizimet me gaz janë të qëndrueshme.

“Nuk dua të spekuloj për shkakun e rrjedhjes”, tha për Reuters zyrtari i Gasgridit, Janne Gronlund.

Ai tha se gazsjellësi është izoluar me qëllim që të parandalohet humbja e mëtejme e gazit.

Tubacioni Balticconnector, i gjatë 77 kilometra, midis Inko në Finlandë deri në Paldiski në Estoni përshkon Gjirin e Finlandës që gjendet në Detin Baltik dhe shtrihet në lindje në ujërat ruse dhe përfundon në portin e Shën Petersburgut.

Më 2022, gazsjellësi Rrjedha Veriore, që kalon nën Baltik dhe lidh Rusinë me Gjermaninë, u dëmtua nga shpërthimet. Autoritetet thanë se shpërthimet janë shkaktuar nga akte të qëllimshme të sabotimit.

Në kohën kur u vërejt rënia e presionit, gazsjellësi – që transporton gaz në të dyja anët varësisht nga kërkesa – ishte duke transportuar rreth 30 gigavat orë gaz në ditë nga Finlanda në Estoni..

Autoritetet në Estoni tha se do të furnizohen me gaz në Letoninë fqinje./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)