Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të sëmurë me probleme mendore, lihet në burg kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të sëmurë me probleme mendore, lihet në burg kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë

Kryeplaku i fshatit Rehovë në Vithkuq të Korçës është lënë në burg nga gjykata, pas akuzave të ngritura ndaj tij se ka abuzuar seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor. Para trupës gjykuese ai ka mohuar akuzat.

Pak ditë ma parë kryeplaku i fshatit Rehovë në Vithkuq të Korçës u vu në pranga, me dyshimet se ka abuzuar seksualisht me bashkëfshataren e tij, 23-vjeçe, me probleme të shëndetit mendor.

Denoncimin në polici e ka bërë i ati i vajzës, me pretendimin se 29-vjeçari ka hyrë në banesën e tij dhe ka përdhunuar të bijën, e cila është e paaftë të mbrohet.

Sipas tij abuzimi ka ndodhur mesditën e 8 Prillit, ndërsa denoncimin e ka kryer më 12 prill. Nëna e 29-vjeçarit mohon përdhunimin.

Të kundërtën thotë nëna e vajzës, e cila pretendon se kanë kapur fqinjin në banesë. Burime nga policia thanë se Kryeplaku i fshatit Rehovë është arrestuar vetëm në bazë të denoncimit, pasi ende nuk ka prova për abuzimin seksual.

Banorët e zonës jashtë kamerës thanë se familja e vajzës ka kërkuar një shumë parash familjes Rapo si kusht për të tërhequr kallëzimin nga policia. Më shumë dritë për ngjarjen pritet të hedhë ekspertiza mjeko-ligjore ndaj të dëmtuarës, ç’ka do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me abuzim seksual apo denoncim të rremë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”